POLITIKË /

Kuvendi hap nesër punimet, protestuesit do të protestojnë para godinës: Do i presim deputetët me vezë!

Aktivistët kanë njoftuar se protesta e nesërme do të zhvendoset para Kuvendit, në kuadër të nisjes së sesionit të ri parlamentar, që pritet të nisë në orën 17:00.

Shkruar nga Versus

Kuvendi hap nesër punimet, protestuesit do të protestojnë para

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë sot në ditën e 100-të, ndërsa qytetarët kanë vijuar grumbullimet e përditshme para Kryeministrisë që prej nisjes së protestës.

Për 100 ditët e protestës dhe vijimësinë e saj foli aktivisti Edison Lika, i cili deklaroi se protestuesit do të vijojnë të jenë në rrugë, për sa kohë, sipas tij, nuk ka ndryshuar qëndrimi i mazhorancës.

Aktivistët kanë njoftuar se protesta e nesërme do të zhvendoset para Kuvendit, në kuadër të nisjes së sesionit të ri parlamentar, që pritet të nisë në orën 17:00.

Aktivisti paralajmëroi se protestuesit do të presin deputetët me vezë, në shenjë kundërshtimi ndaj tyre.

“Për sa kohë strategjia e atyre në pushtet nuk ka ndryshuar dhe vazhdojnë të kenë veshë të shurdhër, ne do të jemi aty për t’ju thënë se nuk kemi ndryshuar. Do të jemi nesër te Parlamenti për t’i pritur me përshëndetje dhe me vezë të gjithë deputetët që nuk na kanë përfaqësuar”, deklaroi Lika./Versus.al

Poll