POLITIKË /

"Të kam patur shoqe në fakultet", Noka paralajmëron Klodiana Spahiun: Nëse firmos KAYO-n e Shëndetësisë do shkosh tek vendi moj e gjorë!

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Noka i kërkoi ministres të refuzojë firmosjen e kontratave, duke e paralajmëruar për pasoja ligjore.

Shkruar nga Versus

"Të kam patur shoqe në fakultet", Noka paralajmëron

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, për kontratat koncesionare në sektorin e shëndetësisë.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Noka i kërkoi ministres të refuzojë firmosjen e kontratave, duke e paralajmëruar për pasoja ligjore.

“Do ta firmosësh ‘fap-fap’ atë KAYO-n e Shëndetësisë? Do shkosh te vendi, moj e gjorë. Ku është Ahmetaj sot?”, deklaroi Noka nga foltorja e Kuvendit.

Ai përmendi edhe ish-ministrin Ilir Beqaj, biznesmenen Vilma Nushi dhe ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke i përdorur si shembuj në argumentin e tij.

“Ulje në atë karrige të rrezikon kokën. Matu dhe refuzoje. Kemi qenë shokë shkolle dikur dhe me dhimbje të shoh një shoqen time të shkollës ‘fap-fap’ dhe të përfundosh pas hekurave. Reflekto sa nuk është vonë”, u shpreh Noka.

Flamur Noka: Ku është ajo Klodiana? Klodiana, do ta firmosësh “fap-fap” atë KAYO-n e Shëndetësisë, do shkosh te vendi moj e gjorë. Se kështu i tha të gjithëve ky, i tha dhe Arben Ahmetajt, “firmos ‘fap-fap’, çfarë të duash, se për kokë të Zahos të përgjigjem unë.” Ku është Ahmetaj sot?


I tha kështu edhe Ilir Beqajt, “fap-fap”, dhe Vilma Nushit dhe Klod Allajbeut, “firmosja të gjithëve, se jam unë këtu.” Ky është Beqaj sot? Kështu, moj Klodiana, i tha edhe Erion Veliajt. Ku është Veliaj sot? Prit, prit…

Klodiana, ulja në atë karrige të rrezikon kokën, matu dhe refuzoje. Kemi qenë shokë shkolle dikur dhe me dhimbje të shoh një shoqen time të shkollës “fap-fap” dhe të përfundosh pas hekurave. Reflektoni sa nuk është vonë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll