POLITIKË /

Rikthehet Kuvendi, nga betimi i ministres së re tek ‘Territorialja’, çfarë pritet në seancën e parë

Shkruar nga Versus

Rikthehet Kuvendi, nga betimi i ministres së re tek

Sot në orën 17:00 pritet të mbahet seanca e parë plenare për këtë sesion të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë. Pritet që kjo seancë të ketë një karakter kryesisht ceremonial me betimin e Klodiana Spahiut si ministre e re e Shëndetësisë.

Këtë herë, kryedemokrati Sali Berisha mungon për shkak se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Konventën e Republikanëve.

Pritet që ky sesion parlamentar të jetë i mbushur me zhvillime e debate për shkak edhe të propozimit të PS për ndarjen e re administrative që parashikonte shkrirjen e 15 bashkive.

Nga ana tjetër, pas 100 ditëve protestë para kryeministrisë, protestuesit njoftuan dje protestë edhe para Kuvendit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës politike me pretendimin se nuk ndihen të përfaqësuar prej tyre. Pritet që Policia e Shtetit të marrë masa të shtuara sigurie dhe të krijojë një perimetër për lëvizjen e deputetëve. Versus.al

Poll