POLITIKË /

“Familja ime është shpërbërë, fëmijët janë të traumatizuar”, kush është ish-ministri socialist që akuzon Arben Ahmetaj?

Ahmetaj deklaroi se ndaj tij dhe familjes së tij është ushtruar një presion ekstrem

Shkruar nga Versus

“Familja ime është shpërbërë, fëmijët

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së tij, duke folur për çështjet penale ndaj tij, familjen dhe përplasjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Ahmetaj deklaroi se, nëse do të ishte në paraburgim, sot do të numëronte 38 muaj burg, ndërsa tha se sipas tij, ndaj tij dhe familjes së tij është ushtruar një presion ekstrem.

“Unë sot e kam familjen të shpërbërë, i kam fëmijët të traumatizuar, i kam pronat e sekuestruara, vetë psikologjikisht dhe shpirtërisht jam në burg prej 38 muajsh”, tha Ahmetaj, duke shtuar se përgjegjësinë për këto vuajtje ia atribuon Erion Veliajt dhe një ish-ministri, emrin e të cilit tha se do ta bëjë publik në një moment tjetër.

Ai deklaroi se shpreson të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë dhe me personat që i konsideron përgjegjës për situatën e krijuar.

Pjesë nga fjala e Arben Ahmetajt

Për qytetarët unë sot do të isha 38 muaj në paraburgim. Unë isha deputet, u shkarkova nga kreu i organizatës, por sigurisht simbolin e kaloj dhe sot pas 38 muajsh unë do të numëroja dhe familja ime ditët e burgut. Pse? Sepse deshtë kreu i organizatës. Unë i kërkoja votat për PS, për atë Parti Socialiste që akoma unë besoja, akoma nuk ishte mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës.

Sot, në Gjykatë ka dy çështje, çështja Buka dhe pseudo-inceneratorët. Pse e them pseudo? Dhe brutaliteti ndaj çështjes time dhe familjes time ka kaluar në nivel gjenocidi. Unë sot e kam familjen të shpërbërë, i kam fëmijët të traumatizuar, i kam pronat e sekuestruara, vetë psikologjikisht dhe shpirtërisht jam në burg prej 38 muajsh. Nuk janë sekret vuajtjet e familjes sime, nuk i fsheh dot më. Janë dhe do jenë në sytë e të gjithë qytetarëve dhe janë vepër e kreut të organizatës, Erion Veliajt, e një ish-ministri që do të rezervohem sot t’ia them emrin. Kam të drejtat e mia të vendos dhe unë shpresoj që para se të vijë dita që unë të jem në Shqipëri dhe të përballem me një drejtësi të çliruar dhe i lutem Zotit të më lërë gjallë që të përballem dhe me intrigantët, do të kemi takime të tjera bashkë sepse e keqja e Shqipërisë sot do betejë për të çrrënjosur.

Do kemi shumë ngjarje.

Poll