Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Shkodër ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.
Qamil Luli dhe Ylber Luli (babë e bir) ishin përfshirë në konflikt me Andi Vulajn të cilin raportohet ta kenë plagosur me thikë. Ky i fundit ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt tyre duke lënë të vdekur 24 vjeçarin dhe të plagosur babain e tij.
Policia ka arrestuar autorin e krimit dhe ka sekuestruar armën e zjarrit. Ndërkohë po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë. Versus.al

