Live Updates /

Serbia varros me nderime kriminelin e luftës Ratko Mlladiç, BE dhe SHBA dënojnë glorifikimin. Bosnja tërheq diplomatët!

*Serbia ka organizuar sot ceremoni shtetërore në nderim të Ratko Mlladiç i cili vdiq teksa vuante dënimin në burgun e Hagës, ku ndodhej i dënuar për krime lufte. *Mbi 350 mijë persona mbushën rrugët e Beogradit për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjeneralit famëkeq, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç mungoi në ceremoni, por dërgoi djalin. *BE dhe SHBA kanë dënuar glorifikimin që Serbia i bëri “kasapit të Ballkanit”. *Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë reagoi duke theksuar se glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat themelore evropiane. *Pas homazheve shtetërore nga qeveria serbe, edhe Bosnja ka vendosur të tërheqë pothuajse të gjithë personelin diplomatik nga ambasada e saj në Beograd

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Serbia ka organizuar sot ceremoni shtetërore në nderim të Ratko Mlladiç i cili vdiq teksa vuante dënimin në burgun e Hagës, ku ndodhej i dënuar për krime lufte. *Mbi 350 mijë persona mbushën rrugët e Beogradit për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjeneralit famëkeq, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç mungoi në ceremoni, por dërgoi djalin. *BE dhe SHBA kanë dënuar glorifikimin që Serbia i bëri “kasapit të Ballkanit”. *Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë reagoi duke theksuar se glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat themelore evropiane. *Pas homazheve shtetërore nga qeveria serbe, edhe Bosnja ka vendosur të tërheqë pothuajse të gjithë personelin diplomatik nga ambasada e saj në Beograd

4 Postime
6 DITE ME PARE

“Varrimi i Ratko Mladiç tejkaloi kufijtë...", Ditmir Bushati: BE mbylli sytë! Bashkëpunimi ynë me Serbinë s'duhet mbështetur mbi metafora!

Serbia varros me nderime kriminelin e luftës Ratko Mlladiç, BE dhe

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të Ratko Mlladiqit në Beograd, duke e cilësuar atë si një ngjarje që shkon përtej një funerali dhe që, sipas tij, dëshmon një politikë të mirëorganizuar të Serbisë.

Bushati thekson se pjesëmarrja e mijëra personave, nderimet shtetërore dhe prania e veteranëve të Ushtrisë së Republikës Sërpska, të ardhur të organizuar nga Banja Luka, tregojnë se ceremonia nuk ishte një reagim spontan.

“Mijëra njerëz në ceremoninë e varrimit të Ratko Mlladiqit, të shoqëruar nga nderime shtetërore dhe pjesëmarrja e veteranëve të Ushtrisë së Republikës Sërpska, të cilët mbërritën në Beograd në mënyrë të organizuar nga Banja Luka, dëshmon se kjo ngjarje i tejkaloi kufijtë e një funerali”, shkruan Bushati.

Sipas tij, çështja nuk lidhet vetëm me figurën e Mlladiqit, por me politikën që Serbia ka ndjekur ndër vite dhe mënyrën se si ajo është trajtuar nga Bashkimi Evropian.

Bushati kritikon BE-në për atë që e cilëson si “mbyllje të syve dhe tolerim” ndaj Serbisë, duke argumentuar se për vite me radhë Brukseli i ka dhënë përparësi stabilitetit në rajon, në vend të demokratizimit të mirëfilltë.

“Ndaj, sot nuk mund ta trajtojë organizimin e ceremonisë shtetërore për një kriminel lufte si një episod të veçuar, por si pasojë të drejtpërdrejtë të një politike të gabuar”, shprehet ish-ministri.

Ai e cilëson ceremoninë si një “shfaqje të përgatitur dhe të sinkronizuar”, ku, sipas tij, shteti, ushtria dhe kisha kanë vepruar në të njëjtin drejtim për glorifikimin e Mlladiqit.

“Secili prej këtyre institucioneve kishte rolin e vet të qartë në një skenar që synon rehabilitimin e politikave të viteve ’90 dhe legjitimimin zyrtar të asaj që është ndërtuar në hije për vite me radhë”, shkruan Bushati.

Në reagimin e tij, Bushati u bën thirrje vendeve të rajonit, përfshirë Shqipërinë, që marrëdhëniet me Serbinë të ndërtohen mbi parime të qarta për pajtimin dhe distancimin nga e kaluara e krimeve të luftës dhe gjenocidit.

“Sot, komuniteti ndërkombëtar nuk po përballet me ndonjë befasi, por thjesht po korr frytet e oportunizmit dhe politikës së lëshimeve ndaj Serbisë”, përfundon Bushati./Versus.al

6 DITE ME PARE

Varrimi i Ratko Mlladiç me nderime shtetërore ndez reagimet, BE dhe SHBA dënojnë glorifikimin: Nuk ka vend në BE!

Serbia varros me nderime kriminelin e luftës Ratko Mlladiç, BE dhe

Varrimi i Ratko Mlladiç me nderime ushtarake dhe shtetërore në Beograd ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë reagoi duke theksuar se glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat themelore evropiane.

“Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohim i gjenocidit dhe revizionizëm është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend as në BE, as në vendet kandidate për anëtarësim”, deklaroi Delegacioni i BE-së.

Reagime kanë ardhur edhe nga Shtetet e Bashkuara. Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Keith Self u kanë bërë thirrje autoriteteve në Serbi dhe Republikën Sërpska që të distancohen nga ceremonia e varrimit.

Në një deklaratë të përbashkët, senatorët e cilësuan Mlladiqin si “kriminel lufte dhe arkitekt të gjenocidit në Srebrenicë”, ku u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

Sipas tyre, glorifikimi i Mlladiqit përbën përdhosje të kujtimit të viktimave dhe tregon se sa të gatshme janë Serbia dhe Republika Sërpska të shkëputen nga trashëgimia e krimeve të luftës.

Ndërkohë, një tjetër zhvillim diplomatik ka ardhur nga Brukseli. Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke e lidhur vendimin me glorifikimin e një personi të dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

Edhe në Beograd janë shfaqur mesazhe në mbështetje të Mlladiqit. Më 3 shtator, një grup personash vendosi një baner ku shkruhej “Ratko Mlladiq, hero serb”, ndërsa gjatë derbit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit u shfaq një portret gjigant i tij me mbishkrimin “Drejt Potoçarit”.

Ratko Mlladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska, u varros më 7 shtator në Beograd, në një ceremoni me nderime ushtarake dhe shtetërore.

Mlladiq u dënua nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë./Versus.al

6 DITE ME PARE

Bosnja tërheq diplomatët nga Serbia pas varrimit të Mlladiç me ceremoni shtetërore

Serbia varros me nderime kriminelin e luftës Ratko Mlladiç, BE dhe
Bosnja ka vendosur të tërheqë pothuajse të gjithë personelin diplomatik nga ambasada e saj në Beograd, pas zhvillimeve të fundit në Serbi lidhur me vdekjen dhe varrimin e Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, i cili deklaroi se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli. Sipas tij, për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës.

Pjesa tjetër e stafit diplomatik do të tërhiqet, ndërsa shërbimet konsullore pritet të transferohen në ambasadat e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb dhe Podgoricë.

Konakoviq e justifikoi vendimin me qëndrimet dhe veprimet e zyrtarëve serbë dhe përfaqësuesve të Republikës Sërpska pas vdekjes dhe varrimit të Mlladiqit.

“Po të mundesha, që sot do t’i ndërprisja marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Ajo që mund të bëj është të punoj që marrëdhëniet t’i zvogëloj në minimumin e mundshëm”, deklaroi ai.

Ministri boshnjak paralajmëroi gjithashtu kërkesë për sanksione ndaj zyrtarëve që morën pjesë në ceremoninë e varrimit, përfshirë anëtaren e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq.

Sipas Konakoviqit, një tjetër zhvillim shqetësues ishte shfaqja e një portreti gjigant të Mlladiqit në tribunën e tifozëve të Crvena Zvezdës gjatë derbit me Partizanin, më 6 shtator. Përkrah portretit ishte vendosur mesazhi “Drejt Potoçarit”, në referencë të Srebrenicës.

Ministri i Jashtëm boshnjak e cilësoi këtë si vazhdim të glorifikimit të krimeve të luftës dhe autorëve të tyre.

Konakoviq njoftoi gjithashtu se Bosnje e Hercegovina do të nisë një ofensivë diplomatike ndaj Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Sipas tij, Sarajeva do të dërgojë nota dhe letra diplomatike për të kërkuar reagim ndaj qëndrimit të Serbisë dhe mënyrës se si trajtohen krimet e luftës të dokumentuara me vendime gjyqësore.

Ai tha se Bosnja nuk do të qëndrojë më pasive përballë përpjekjeve për rishikimin e fakteve mbi luftën dhe do të përdorë më intensivisht kanalet diplomatike për të paraqitur qëndrimin e saj mbi ngjarjet e luftës.

Kush mori pjesë në varrimin e Mlladiqit?
Në ceremoninë mortore në Beograd morën pjesë disa prej zyrtarëve më të lartë të Republikës Sërpska.

Mes tyre ishin anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan, kryeministri Savo Miniq, kryetari i Kuvendit të këtij entiteti, Nenad Stevandiq, si dhe disa ministra.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë gjithashtu Millorad Dodik, kryetar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, kryetari i Banjallukës, Draško Stanivukoviq, si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike Serbe në opozitë./Versus.al

 

6 DITE ME PARE

VIDEO/ Mbi 350 mijë persona në Beograd përcjellin "kasapin e Ballkanit", Ratko Mlladiç. Vuçiç dërgon djalin

Serbia varros me nderime kriminelin e luftës Ratko Mlladiç, BE dhe

Mbi 350 mijë persona kanë mbushur rrugët e Beogradit për t’i bërë homazh Ratko Mladiçit, ish-gjeneralit të ushtrisë serbe të Bosnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Qindra qytetarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit pranë kishës së Shën Lukës Apostull, ku për rreth pesë orë arkivoli i Mladiçit qëndroi i hapur për homazhe.

Rreth mesditës, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, drejtoi ceremoninë mortore. Arkivoli u mbajt fillimisht mbi supe dhe ishte mbështjellë me flamurin serb, ndërsa më pas u vendos në kishë për homazhet e fundit.

Ceremonia është shoqëruar me reagime të forta ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian. Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e saj në Serbi, duke argumentuar se glorifikimi i një personi të dënuar për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat bazohet procesi i anëtarësimit në BE.

Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë edhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë serbe, mes tyre ministri i Drejtësisë, Nenad Vujić, ministri i Kulturës, Nikola Selaković dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Darko Glišić.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk ndodhet në ceremoni, pasi është angazhuar në vizitën shtetërore të presidentit të Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev. Megjithatë, në ceremoni është i pranishëm djali i tij, Danilo Vuçiç.

Prania e shtetit serb është evidentuar edhe përmes një roje nderi ushtarake, e cila ka rrethuar arkivolin e Mladiçit. Në kishë janë ekspozuar gjithashtu medaljet dhe dekoratat e ish-gjeneralit, së bashku me kapelën e tij ushtarake.

Pas përfundimit të ceremonisë, trupi i Ratko Mladiçit do të transportohet me procesion drejt varrezave të Topçiderit, ku do të kryhet varrimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

Poll