Një sherr banal për një vështrim dyshohet të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm në Shkodër ku u vra 24 vjeçari Ylber Luli dhe u plagos babai i tij Qamil Luli.
Sipas informacioneve, viktima kishte patur një përplasje verbale me autorin Andri Vulaj për një vështrim. Autori 25 vjeçar ka shkuar në banesën e Ylber Lulin kiu u përfshi në konflikt fizik me viktimën dhe babain e tij 63 vjeçar.
Vulaj pretendon se ishte sulmuar me thikë nga babai dhe djali i tij dhe në atë moment kishte nxjerrë armën e zjarrit për vetëmbrojtje. Ylber Luli u qëllua me plumb në kraharor dhe nuk arriti të mbijetonte.
Ndërkohë, Andri Vulaj dhe Qamil Luli kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Versus.al

