BOTA /

Hodhi gaz lotsjellës kur ishte në opozitë, ministri i Brendshëm i Kosovës dënohet me 1 vit burg me kusht

Shkruar nga Versus

Hodhi gaz lotsjellës kur ishte në opozitë, ministri i

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshmet ë Kosovës, Xhelal Zveçla është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018-ën kur ishte në opozitë.

Por ai nuk do ta vuajë dënimin me burg me kusht që brenda një viti të mos kryejë asnjë vepër penale. Ai u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Më herët, Sveçla ishte deklaruar i pafajshëm dhe hedhjen e gazit e pati quajtur aktivitet politik, përmes të cilit si deputet opozitar në atë kohë, e kundërshtonte ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Bashkë me Sveçlën të akuzuar janë edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ish-deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drita Millaku. Versus.al

Poll