BOTA /

Përshkallëzohet përplasja Rusi-Gjermani, Moska mbyll konsullatën gjermane në Shën Petersburg

Sipas Moskës, vendimi është marrë si masë hakmarrëse ndaj Gjermanisë, pas mbylljes së konsullatës ruse në Bonn.

Shkruar nga Versus
Përshkallëzohet përplasja Rusi-Gjermani, Moska mbyll

 

Rusia ka marrë një masë të re diplomatike ndaj Gjermanisë, duke revokuar pëlqimin për veprimtarinë e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse, e cila njoftoi se konsullata duhet të ndërpresë aktivitetin deri më 18 shtator 2026.

Sipas Moskës, vendimi është marrë si masë hakmarrëse ndaj Gjermanisë, pas mbylljes së konsullatës ruse në Bonn.

Autoritetet ruse kanë kërkuar që të gjithë punonjësit e Konsullatës së Përgjithshme gjermane në Shën Petersburg të largohen nga territori i Federatës Ruse brenda afatit të përcaktuar.

Vendimi vjen në një periudhë të tensionuar të marrëdhënieve diplomatike mes Moskës dhe Berlinit, ndërsa të dyja palët kanë ndërmarrë një sërë masash reciproke në kuadër të përplasjeve të tyre politike.

Mbyllja e konsullatës gjermane në Shën Petersburg shënon një tjetër përshkallëzim të tensioneve diplomatike mes Rusisë dhe Gjermanisë.

Poll