AKTUALITET /

"U zumë për bllokimin e rrugës", dhuna nga Joz Marku, shpallet në kërkim edhe Edi Kuçi! Ja çfarë tha në polici

Kuçi nuk e ka denoncuar rastin në polici dhe për pasojë është shpallur në kërkim policor për të dhënë sqarime për ngjarjen.

Shkruar nga Versus

"U zumë për bllokimin e rrugës", dhuna nga Joz Marku,

Detaje të reja janë mësuar nga përplasja mes Jozefin Markut dhe Eduart Kuçit, ngjarje që bëri bujë në rrjetet sociale pak ditë më parë ndërsa solli arrestimin e këngëtarit Joz Marku dhe shokut të tij Kristjan Nikolli.

Mësohet se edhe i dhunuari, Eduart Kuçi është shpallur në kërkim policor dhe akuzohet për moskallëzim krimi. 26 vjeçari ka thënë në polici se sherri mes tyre kishte qenë një konflikt i thjeshtë për shkak të bllokimit të rrugës me makinë.

Policia pas verifikimeve të nevojshme ngriti akuzën e moskallëzimit të krimit për Kuçin dhe e shpalli në kërkim policor.

Jozefin Marku i cili u arrestua pak ditë pas publikimit të videos ku së bashku me Kristjan Nikollin dhunonin Kuçin, tha se ky i fundit e kishte ofenduar në rrjetet sociale.

Deri më tani raportohet se Kuçi nuk ka bërë denoncim ndaj këngëtarit dhe se hetimi është i nisur nga ana e policisë pas videos së bërë virale. 26 vjeçari kërkohet që të japë sqarime për ngjarjen.

Ndërkohë pjesë e hetimit është edhe përdorimi i simboleve të policisë gjatë momentit që Kuçi u ndalua dhe më pas u dhunua nga Joz Marku dhe disa persona të tjerë. Versus.al

Poll