
Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Vlorë ku ka zhvilluar një takim në Universitetin e Vlorës, ndërsa më pas është ndalur në Parkun Aulona, përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.
Sipas burimeve, mësohet se gjatë vizitës, Rama ka deklaruar se Parku Aulona do të kthehet në një ambient publik.
Sipas tij kjo do të sjellë shndërrimin në një lulishte dhe hapësirë të gjelbër në shërbim të qytetarëve të Vlorës.

