AKTUALITET /

Disa ditë më parë iu dogj punishtja, familjes fierake i shkrumbohet banesa në Levan

Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar

Shkruar nga Versus

Disa ditë më parë iu dogj punishtja, familjes fierake i

Një tjetër fatkeqësi ka goditur një familje në Levan të Fierit, ku 3 ditë më parë zjarri përfshiu punishten.

Mbrëmjen e sotme, flakët kanë shkrumbuar edhe banesën ku ai jetonte së bashku me bashkëshorten.

Burime bëjnë me dije se zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shpëtuar banesën, por përpjekjet kanë qenë të pamjaftueshme dhe shtëpia është djegur plotësisht.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme të mëdha materiale, ndërsa familja ka mbetur pa banesë dhe pa punishten e saj.

Poll