Aktualitet

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërkohet hetim parlamentar për çështjen KAYO

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku është marrë vendimi për të paraqitur një kërkesë për hetim parlamentar lidhur me çështjen KAYO.

Nisma e demokratëve vjen pas denoncimeve të shoqëruara me përgjime, të bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Sipas vendimit të Grupit Parlamentar të PD-së, materialet dhe denoncimet e bëra publike do të jenë pjesë e kërkesës për nisjen e hetimit parlamentar.