AKTUALITET /

Vr*sje e grupe kriminale, Hita i pakënaqur me punën e policisë së Shkodrës: Duhen rezultate

Shkruar nga Versus

Vr*sje e grupe kriminale, Hita i pakënaqur me punën e policisë

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Skënder Hita zhvilloi sot një takim me strukturat e policisë së Shkodrës ku shfaqi kritika lidhur me punën e bërë përsa i takon parandalimit të krimeve e ngjarjeve tronditëse.

"Na duhen sa më shpejt rezultate konkrete", mësohet të ketë thënë Hita, para drejtuesve lokalë të policisë së Shkodrës, qark të cilin e ka drejtuar edhe vetë për disa muaj.

Reagimi i kreut të Policisë së Shtetit vjen pas ngjarjes së rëndë të mëngjesit të sotëm, ku një konflikt mes tre personave përfundoi me vrasjen e 24-vjeçarit Ylber Luli dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur pas një përplasjeje banale mes të rinjve. Versus.al

Poll