BOTA /

Nesër seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti : Do jemi aty

Shkruar nga Versus

Nesër seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti :

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, nuk ka treguar se a do të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive të tij, të mërkurën, më 9 shtator.

“Nesër e kanë thirrur seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, u përgjigj para gazetarëve Kurti të martën.

Deklarata e Kurtit erdhi një ditë pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) konfirmuan se do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit.

Në seancat e 6 dhe 8 gushtit, Kurti kishte kërkuar kohë shtesë nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, deri në arritjen e një marrëveshje politike për çështjen e presidentit.

Që atëherë, Kuvendi ka mbetur pa e përmbyllur konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë, duke ngecur tek pika e zgjedhjes së kryetarit dhe ajo e nënkryetarëve të Kuvendit.

Më 31 gusht, LVV-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arritën marrëveshje për nominimin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, për zgjedhjen e të cilit kërkohet pjesëmarrja e së paku 80 deputetëve në votim nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Kosovës.

Partia fituese e zgjedhjeve, LVV-ja, ka 53 deputetë, ndërsa partia e tretë, LDK-ja, 18 deputetë, gjashtë prej të cilëve janë deklaruar kundër marrëveshjes për emrin e Sejdiut. REL

Poll