
Një tragjedi ka ndodhur sot në Tropojë ku katër punonjës të bashkisë kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonin në rrugën e Dubravës.
Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima është Muhamet Sulisufaj, ndërsa të plagosurit janë Albert Dunisha, Ilir Dautaj dhe Afrim Aliaj.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave elektrike, në një zonë ku vetëm pak ditë më parë qytetarët kishin ngritur shqetësime për prerjen e pemëve dhe rrezikun që mund të shkaktonin punimet pranë rrjetit të energjisë.
Punëtorët po vendosnin shtylla në rrugë, por sipas policisë ka patur një moment që kanë humbur ekuilibrin dhe kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Versus.al

