“Puçi kushtetues i Kushtetueses”/ Gazetari: Puna e pagave të gjyqtarëve është palaçollëk
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me atë që e qua...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me atë që e qua...

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me atë që e quan si puç kushtetues të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tomorri shprehet se trajtimi i çështjes së pagave të gjyqtarëve nga kjo hallkë e drejtësisë është veprim i padëgjuar më parë në histori.
Sipas tij, gjykata po bën vetë puç, duke mos pyetur as për buxhetin e shtetit dhe pagat e reja kërkon t’ua faturojë qytetarëve.
Reagimi i plotë:
Puçi kushtetues i Kushtetueses
Kjo që po bëjnë këta gjyqtarët për punën e rrogave është palaçollëk i padëgjuar ndonjëherë në histori.
Çohet Gjykata Kushtetuese dhe cakton rroga me vendim gjykate. Ku e kanë lexuar në Kushtetutë gardianët e Kushtetutës, që rrogat caktohen me vendime gjykatash?
Kushtetuta ka vetëm një fjali që lidh gjykatën me rrogën. "Paga e magjistratit nuk mund të ulet". Kaq. Vetëm nëse qeveria ul rrogën e magjistratit ndërhyn gjykata dhe thotë kjo është antikushtetuese. Kaq.
Por këta mirë që nxjerrin vendim paçavure, totalisht antikushtetues, ku caktojnë rrogat e shtetit, por edhe e bëjnë fakt të kryer. Shkojnë i çojnë thesarit për ekzekutim borderotë me rrogat e reja.
Por nuk mbaron këtu. Pasi Ministria e Financave i bllokoi në minutën e fundit, lëshuan prokurorët të kërcënojnë punonjësit e Thesarit.
Turp dhe faqja e zezë. Kërcënojnë specialistët e thesarit që do ju fusim në burg. Gratë e thesarit. Këta janë gjyqtarë dhe prokurorë apo janë banditë?
Pastaj kallëzojnë penalisht ministrin e Financave? Për çfarë?
Tani shikoni çfarë kanë bërë këta. Kanë rritur rrogat e tyre, por puna është se vendimi i tyre shkon kaskadë.
Rroga e kryetarit të gjykatës është e lidhur me rrogën e Avokatit të Popullit, rrogën e drejtorit të Komisionit të Prokurimeve Publike, kryetarit të KLSH-së e kështu me radhë të të gjitha institucioneve kushtetuese.
Rrogat e titullarëve të këtyre institucioneve janë te lidhura me rrogat e punonjësve të tyre.
Pra Gjykata Kushtetuese ka rritur rrogat e gjyqtarëve, prokurorëve, OPGJ-ve, këshilltarëve të gjykatave, Avokatit të Popullit, komisionerëve të Avokatit të Popullit, kryetarit të KLP-së, punonjësve të KLP-së, KLSH-së e kështu me radhë.
Do marrë lloj-lloj sorollopi komisioneri dhe këshilltari rroga me vendim gjykate. 45 milionë euro shtesë në vit kosto për qytetarët. Mirë kaq, por e duan që nga 2023 edhe 140 milionë euro të tjera shtesë. Ej, si spital psikiatrik.
Praktikisht Gjykata Kushtetuese ka caktuar rrogat e gjysmës së punonjësve publikë dhe u thotë qytetarëve tani, paguajini paratë.
Pagat caktohen me ligj. Ky është atribut i mazhorancës qeverisëse. Çdo gjë tjetër përtej kësaj është puç Kushtetues. Vetëm se këtë herë puçisti është vetë gjyqësori. Turp./CNA
Këtë të diel po zhvillohet protesta qytetare kundër qeveri...
Avokati i pandehur i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim...
Gazetari Basir Çollaku, në një postim në rrjetet sociale ë...
Në njëzet shkolla në Shqipëri, kamerat nuk regjistrojnë më...
Në prag të festës së Lartësimit të Kryqit, Kryepeshkopi Jo...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me ...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës s...
Pas Fish City në Labinot-Fushë të Elbasanit, hartës së Shq...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një reagim në rrjetet s...
Vijon protesta e 105-të kundër qeverisë. Një pjesë e prote...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës s...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar për marrjen...
Në kryeqytet mbahet protesta e 105 kundër qeverisë dhe ku ...
Ka nisur protesta e 105 kundër qeverisë ku kërkohet dorëhe...
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi ka folur d...
Diaspora ka mbërritur në kryeqytet për të marrë pjesë në p...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur më...
Në qendrën e ekspozitave RAI në Amsterdam të Holandës ka n...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...