Lifestyle

Flokët e gjatë rikthehen në modë

Pas disa sezonesh ku mbizotëruan flokët bob, lob dhe prerjet e shkurtra, moda po rikthehet te flokët e gjatë.

Jennifer Lawrence, Kim Kardashian, Demi Moore dhe Hailey Bieber janë ndër yjet që po rikthejnë këtë trend, duke i mbajtur flokët të gjatë, të drejtë dhe të lëmuar ose me onde të buta e natyrale.

Ajo që i bën flokët e gjatë të duken modernë këtë sezon nuk është vetëm gjatësia, por mënyra si mbahen: me shkëlqim, të shëndetshëm dhe natyralë, pa u dukur sikur janë stiluar tepër.