Ndërsa kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cilësoi “të konstituuar” legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës pasi sot u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e LDK-së, të komunitetit serb e komuniteteve joserbe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se posti i dytë i nënkryetarit i takon PDK-së.
LVV-ja është e gatshme ta mbështesë Vlora Çitakun sapo kjo parti të rikthehet në seancë e ta propozojë. U bë mirë që u konstituua Kuvendi.
Më herët, PDK-ja bojkotoi seancën dhe tërhoqi kandidaturën e Çitakut.
Ndërkohë, konstituimin e Kuvendit, deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, e cilësoi “hap përpara për funksionalizimin e institucioneve”.
Murati kritikoi PDK-në për mospjesëmarrjen në seancë, duke argumentuar se “vazhdimisht, kjo parti kërkonte konstituimin e Kuvendit, por nuk ishte e pranishme në ditën kur procesi u përmbyll”.
LVV-ja vendosi të votojë kandidatët e partive të tjera për nënkryetarë, që të mos lejohet bllokimi i mëtejshëm i institucioneve dhe vendi të mos shkojë sërish në zgjedhje.
Pas votimit të Kujtim Shalës, Murati tha se LVV-ja pret që LDK-ja të reflektojë edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Pas hapit të sotëm nga ana jonë, që ta votojmë nënkryetarin e tyre, konsiderojmë që do të ketë reflektim edhe nga ana e deputetëve individualë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.