Aktualitet

Shkodër, shpërthim me tritol në banesën e një arsimtari!

Një shpërthim i fortë tritoli u regjistrua mbrëmë në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Qemal Stafa”. Ngjarja ndodhi pranë bashkisë, brenda oborrit të një banese private, në pronësi të 60-vjeçarit Metin Bushati, me profesion arsimtar.

Shpërthimi la dëme të vogla materiale, por jo të lënduar. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe zbardhjen e motiveve.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M.B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.