Vendi ynë sot ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, me intervale të gjata me diell e kalime të lehta vranësirash.
Gjatë pasdites pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë territorin, më i theksuar në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes. Por, nuk parashikohen reshje shiu.
Temperaturat e ajrit shënojnë një rënie të lehtë, veçanërisht gjatë mesditës, ndërsa vlerat luhaten nga 13 deri në 33 gradë Celsius në rang vendi.