Sport

‘Kurrë mos u dorëzo’/ Maignan jep mesazhe në rrjetet sociale, por shfaqet edhe një bisedë

Ditën e shtunë Milani u largua nga Olimpico me barazimin 2-2 ndaj Lazios në një sfidë ku e pa veten në vështirësi në pjesën e parë, një moment të e kaloi edhe falë dygolëshit të Moreirës.

Një ditë pas kësaj sfide, portieri i kuqezinjve iu drejtua rrjeteve sociale ku postoi një sërë fotosh dhe videosh me imazhe të ndeshjes ndaj bardhekaltërve të shoqëruar me frazën. ‘Kurrë mos u dorëzo’.

Në këtë seri fotosh dhe videosh u shfaq edhe fotoja e dy mesazheve në një chat në të cilën lexohej: ‘Përmbaju planit, mos e vër në dyshim procesin’.