web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi "dështoi" kur u shkoi te dera 'Ndrecrave'

13 Shtator 2026, 19:53, Aktualitet CNA

Reforma në Drejtësi "dështoi" kur u shkoi te dera

Avokati i pandehur i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Plarent Ndreca, ka bërë një shkrim të radhës, ashtu siç bën edhe Ylli Manjani. Të dy në konflikt të pastër interesi me çështjen e drejtësisë, pasi janë avokatë, njëri është edhe i pandehur, por thelbi është në një pikë.

Ka qenë partia e Plarent Ndrecës dhe Ylli Manjanit që ka votuar Reformën në Drejtësi. E kanë votuar me të dyja duart dhe e kanë quajtur ai një sukses të madh.

Por kur Reforma në Drejtësi, SPAK-u, gjykata jepnin vendime për arrestimin e Ilir Metës apo të Sali Berishës, ishte e mirë. Se po i dilte tymi, zhvillohej gjyqi për 21 janarin, apo merreshin njerëzit e PD-së.

Tani që Reforma shkoi te "Zdromsi", te Erion Veliaj, te Ilir Beqja, te Belinda Balluku, ata dalin dhe e kritikojnë sistemin. E quajnë reformën të dështuar, se drejtësia ju ka shkuar si raketë në partinë e tyre e po i merr mbarë.

Dhe nuk kishin këto qëndrime Edi Rama dhe Partia Socialiste apo avokatët e tyre kur ndodhi rasti skandaloz i Saimir Tahirit? Apo rasti i Arben Ahmetajt, përkundrazi u kërkua që drejtësia dhe  përpara Reforma të vijonin përpara. I njëjti reagim edhe kur ishte rasti skandaloz i Vangjush Dakos. Në atë standard, çdo kryebashkiak mbetet jashtë burgut.

Ndaj dhe reforma quhet e dështuar kur individëve të tillë që e votuan vetë, u shkon “hallka në fyt”. sepse kanë dashur ta kenë vetëm për kundërshtarët.

Dhe sidomos kur shprehet nga Plarent Ndreca, që është dhe avokati i Erion Veliajt, që ka shtyrë pafundësisht seancat, duke e bërë të pamundur që kryebashkiaku të gjykohet, ndërsa edhe vetë rezulton i pandehur.

Shtyrjet janë bërë përmes arsyetimeve banale, ndërsa ka dhe një vendim gjykate që i ka dhënë dhe masë.

Analiza është e thjeshtë. Për këta individë, reforma ka vdekur. Por ata kanë frikë ta thonë.

Pse nuk e thonë shqip se bënë një reformë të dështuar në Drejtësi, e cila ka pjellë një Gjykatë Kushtetuese të mbaruar dhe që standardet e drejtësisë nuk janë ato priteshin nga reformë. Nuk priteshin as nga SPAK-u, as nga GJKKO-ja, as nga gjykatat penale apo civile, e aq më tepër për prokuroritë e rretheve që janë në një gjendje të rëndë. Apo gjykatat që, siç dëgjohet rëndom lart e poshtë, kanë jrritur pazaret, kanë rritur “çmimet” e tregut të korrupsionit.

Nuk thonë se reforma ka dështuar pasi kanë frikë nga ndërkombëtarët.

I vetmi është Mero Baze, por as ai nuk e thotë për faktin se reforma ka dështuar për shumë arsye, por e thotë se ka hallin e "Zdromsit" për të dalë nga burgu.

Kur teza e "Republikës Gjyqësore" vjen nga një i pandehur i sistemit që kritikon, dhe në sinkron të përsosur me retorikën qeveritare katër ditë para seancës për pagat, nuk është më analizë kushtetuese, por pozicion politik i veshur me Montesquieu.

Reforma e 2016-ës u votua me konsensus nga të gjithë. Disa e quajtën reformën të dështuar vetëm kur u troket te “shtëpia” e tyre. Por këtë nuk e thonë troç./CNA





Lajmet e fundit nga