Sport

Humbja me Korabin, Elvis Plori largohet nga Besëlidhja!

Pas humbjes së djeshme në Lezhë përballë Korabit, Besëlidhja njofton se me konsensus, ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori. Për lezhjanët, kjo ishte humbja e dytë, në po kaq ndeshje të luajtura në kampionat.

KF Besëlidhja njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori.

Klubi i Futbollit Besëlidhja shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij për teknikun Plori, për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të tij si pjesë e familjes verdhe-kuqe.

Ende nuk dihet se kush do të jetë zëvendësuesi i Plorit në krye të Besëlidhjes, por në media qarkullon emri i Mirel Josës, teknik i njohur dhe me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar.