Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të Kuçovës, në aksin rrugor Kuçovë-Berat.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përplasur dy automjete, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


