Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar zyrtarisht liderin e saj për postin e kryeministrit.
Pas marrjes së mandatit, Kurti duhet të paraqesë para Kuvendit programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri, të cilat do t’u nënshtrohen votimit të deputetëve.
Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se disponon 62 vota për formimin e qeverisë, një votë më shumë se minimumi prej 61 votash që nevojiten për miratimin e kabinetit të ri.


