Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta më herët aty kishte kaluar Boris Johnson

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore
    Botë

    Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

    September 13, 2026
    "Qindra miliarda dollarë u dhanë falas", Trump: Evropa duhet t'ia kthejë SHBA-ve paratë për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës!

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar kritika të forta ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i kërkuar Kievit të ndalë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës dhe karburanteve.

    Gjatë një prononcimi për mediat nga klubi i tij i golfit në Doonbeg të Irlandës, Trump deklaroi se sulmet ukrainase ndaj industrisë ruse të naftës po ndikojnë në tregjet globale dhe po kontribuojnë në krijimin e mungesave të karburantit.

    Sipas presidentit amerikan, situata nuk lidhet kryesisht me zhvillimet në Lindjen e Mesme, por me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

    “Zelensky duhet të bëjë një gjë, të ndalojë shkatërrimin e karburantit dizel në Rusi. Ai po krijon mungesë të naftës. Kjo nuk po ndodh për shkak të Lindjes së Mesme, por për shkak të asaj që po ndodh midis Rusisë dhe Ukrainës”, deklaroi Trump.

    Ai shtoi se Ukraina mund të vijojë të ndjekë objektivat e saj ushtarake, por duhet të shmangë goditjet ndaj sektorit rus të naftës.

    “Le të ndjekë qëllimet e tij, por jo naftën, sepse ajo shkakton mungesë nafte dhe dëmton botën”, tha presidenti amerikan.

    Prej muajsh, Ukraina ka kryer sulme me dronë dhe armë me rreze të gjatë veprimi ndaj objekteve të industrisë ruse të naftës dhe gazit. Kievi e konsideron këtë sektor një burim të rëndësishëm financiar për luftën e Rusisë në Ukrainë.

    Sulmet kanë shkaktuar ndërprerje dhe kufizime në furnizimin e brendshëm me karburant në disa zona të Rusisë, ndërsa objektivat e goditura kanë përfshirë edhe pika të rëndësishme të sektorit energjetik.

    Në përgjigje, Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, me përdorimin e raketave dhe dronëve. Një prej objektivave kryesore të Moskës ka qenë infrastruktura energjetike ukrainase, në prag të sezonit të dimrit.

    Ndërkohë, në planin diplomatik, mbeten të hapura mundësitë për rifillimin e bisedimeve për paqe. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Moska është e gatshme të shqyrtojë rifillimin e negociatave gjatë vjeshtës, me përfshirjen e Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

    Megjithatë, pavarësisht kontakteve diplomatike, palët vijojnë të kenë dallime të thella për çështjet kryesore të konfliktit, veçanërisht për territorin dhe kushtet e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

    Nafta Rusia Trump Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    September 13, 2026

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    September 13, 2026

    Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta më herët aty kishte kaluar Boris Johnson

    September 13, 2026

    Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

    September 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 8, 2026

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për konsumatorët që kanë blerë një produkt sallami…

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.