Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë vendosur të bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku sot pritet të votohet Qeveria e re.
Zyrtarë të PDK-së kanë bërë të ditur se deputetët e kësaj force politike nuk do të marrin pjesë në seancë, pas zhvillimeve që shoqëruan konstituimin e Kuvendit dhe pezullimit të kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares.
Edhe AAK ka marrë të njëjtin qëndrim. Deputeti Burim Ramadani deklaroi se Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën ku pritet të votohet qeveria, pasi e konsideron procesin jokushtetues.
Bojkoti i dy partive opozitare vjen vetëm pak orë pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re. Pas marrjes së mandatit, Kuvendi u mblodh në seancë të jashtëzakonshme për votimin e kabinetit qeveritar.


