Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta më herët aty kishte kaluar Boris Johnson

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kuvendi i Kosovës konstituohet, PDK bojkoton seancën dhe paralajmëron Kushtetuesen
    Kosovë

    Kuvendi i Kosovës konstituohet, PDK bojkoton seancën dhe paralajmëron Kushtetuesen

    September 13, 2026
    A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës?

    Kuvendi i Kosovës është konstituuar këtë të diel, pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së nënkryetarëve. Në seancën konstituive morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë dhe atij serb. Ndërkohë, PDK-ja vendosi të mos marrë pjesë në seancë.

    Procesi u zhbllokua pas ndryshimit të qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila njoftoi se do të votonte kandidatët e propozuar nga partitë parlamentare, me qëllim përfundimin e konstituimit të Kuvendit.

    Pak para nisjes së seancës, PDK-ja tërhoqi përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares. Partia argumentoi se procedura e ndjekur bie ndesh me normat kushtetuese dhe ligjore, ndërsa paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

    Pas përfundimit të procedurës parlamentare, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se nëse PDK-ja rikthehet në Kuvend dhe propozon sërish Vlora Çitakun, Vetëvendosje do ta votojë kandidaturën e saj për nënkryetare.

    Seanca nisi me votimin e kandidatit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 75 vota pro.

    Më pas u votuan kandidaturat e përfaqësuesve të komuniteteve. Pas tetë propozimeve të Listës Serbe që nuk morën votat e nevojshme, deputetja Tanja Vujoviç u zgjodh nënkryetare me 62 vota. Edhe Emilia Rexhepi, si përfaqësuese e komuniteteve jo-shumicë, mori votat e nevojshme për këtë detyrë.

    Pas përfundimit të votimeve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi se e konsideron Kuvendin e Republikës së Kosovës të konstituuar.

    Nga LDK-ja, Jehona Lushaku-Sadriu e cilësoi përfundimin e procesit si dëshmi se vullneti politik mund t’i japë fund bllokadës institucionale.

    Ndërsa nga Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se vota për kandidaten e Listës Serbe ishte e nevojshme për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit.

    Tashmë, PDK-ja dhe Aleanca pritet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar interpretim mbi ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e procedurës së ndjekur për konstituimin e Kuvendit.

    konstituimi kosove kuvendi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    September 13, 2026

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    September 13, 2026

    Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta më herët aty kishte kaluar Boris Johnson

    September 13, 2026

    Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

    September 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 8, 2026

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për konsumatorët që kanë blerë një produkt sallami…

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.