Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta më herët aty kishte kaluar Boris Johnson

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kriza e pagave të drejtësisë, Rama sulmon KLP dhe KLGj: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
    Politike

    Kriza e pagave të drejtësisë, Rama sulmon KLP dhe KLGj: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri

    September 13, 2026

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqësorit, duke e cilësuar tepër shqetësuese atmosferën e krijuar. Rama thotë se pavarësia e gjyqësorit ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri dhe kritikon Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGj) për mënyrën se si kanë vepruar lidhur me pagat.

    Sipas kryeministrit, burimi i konfliktit është vendimi që këto struktura morën për pagat e gjyqësorit, duke kërkuar që Thesari i Shtetit të mundësojë zbatimin e tij.

    “Dy shëmbëlltyrat e anës së errët të medaljes së reformës në drejtësi, dy trupa të mbingarkuara me njerëz, paga, shpenzime, por me një produktivitet që lë shumë për të dëshiruar në aspektin e misionit që kanë si trupa qeverisëse të sistemit të drejtësisë që është i pavarur, jo më në letër, por në realitetin faktik të Shqipërisë ku pavarësia aq sa ka sjellë të mira, aq edhe ka sjellë sfidën e madhe të rrëshqitjes në papërgjegjshmëri, por nuk dua të hyj në këtë temë. Është temë komplekse, është e duhura, koha në dispozicion për të transformuar rrënjësisht dhe ngritur një sistem drejtësie, ka qenë e shkurtër sepse këto janë ndryshime epokale dhe ky ndryshim epokal ka nisur.

    Dua të them vetëm sesa shqetësuese, sa e shëmtuar, sa vulgare është atmosfera e krijuar nga një konflikt pushtetesh dhe nga një barrikadim i atij pushteti të pavarur, kushtetues që duhet të garantojë barazinë para ligjit për të gjithë e mbi të gjitha mbi vetveten, e mbi të gjitha përtej gërmës së ligjit të garantojë një shembull. Kur vjen puna që del nga salla e gjyqit dhe është i organizuar në shoqata për t’i dhënë zë shqetësimeve të trupës në publik. Këtu flasim për një tjetër dimension dhe është i rëndësishëm për shembullin që jepet. Janë një palë që kanë këtë interes.”

    Rama u ndal më tej te KLP dhe KLGj, duke i cilësuar si dy struktura drejtuese të sistemit të drejtësisë dhe duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është marrë vendimi për pagat.

    “Dua ta nis aty ku e fillova, te këto dy trupa këshillash, dy maja, një majë me dy trupa të piramidës së gjyqësorit. Këta burra dhe gra që paguhen jo pak dhe që janë aty për të administruar punët e gjyqësorit, jo për të bërë drejtësi, për të administruar proceset që deri dje i administronte kuvendi, politika dhe tani janë në pavarësinë e tyre të plotë. Si mundet që gjëja e parë që bëmë u kuturisëm të marrim një vendim në mes të verës dhe të nxjerrim një urdhër që është zanafilla e këtij konflikti, pagat janë këto dhe Thesari i Shtetit të hapë derën. Le të themi se kanë të drejtë, por le të themi, kjo është mënyra, rruga, shembulli, këtë ju mësojmë ne, të tërë së bashku, njerëzit e drejtësisë, qytetarëve shqiptarë? Kështu kërkohet e drejta? Në mënyrë të njëanshme? Pa ezauruar asnjë nga hapat e tjerë? ne jemi përfaqësues apo 3 shtete në konflikt? Çfarë është Shqipëria? Çfarë janë këto pushtete? Çfarë ndodh këtu? Si është e mundur që nuk hidhet hapi i parë normal? Kërkohet një kontakt, ulet njeriu në tavolinë, njerëzit që jetojnë me përgjegjësinë e një shteti”, shprehet kryeministri.

    Edi rama gjyqesori paga
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    September 13, 2026

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    September 13, 2026

    Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta më herët aty kishte kaluar Boris Johnson

    September 13, 2026

    Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

    September 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 8, 2026

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për konsumatorët që kanë blerë një produkt sallami…

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.