Grimieri i njohur shqiptar, Kevi Kodra, është takuar me këngëtaren me famë botërore, Cardi B, dhe i ka mësuar asaj të bëjë simbolin e shqiponjës me duar.
Make up artisti, i cili jeton në Los Anxheles, ka ndarë një video nga takimi me reperen, e cila ka shprehur dashurinë dhe vlerësimin e saj për shqiptarët.
Në video, Cardi B shfaqet duke bërë shqiponjën me duar, ndërsa Kevi Kodra ka treguar edhe bisedën që ka zhvilluar me të.
“Ajo tha se shqiptarët me të cilët jam rritur ishin shumë ‘të fortë’. Unë ia ktheva: ‘Jam i forti i make up-it’”, shkruan Kevi Kodra krahas videos.


