Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar përbërjen e kabinetit të tij qeveritar, pas paraqitjes së ekspozesë për mandatin e ardhshëm qeverisës.
Kurti ka bërë publike listën me emrat e ministrave dhe zëvendëskryeministrave që propozon për qeverinë e re.
Në postet drejtuese të kabinetit qeveritar janë propozuar:
- Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës: Glauk Konjufca
- Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
- Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim: Fikrim Damka
- Ministër i Financave: Hekuran Murati
- Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare: Andin Hoti
- Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
- Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
- Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike: Lulzon Jagxhiu
- Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
- Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrulla Çeku
- Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Saranda Bogujevci
- Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Elbert Krasniqi
- Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
- Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
- Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
- Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha
- Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit: Mimoza Kusari
- Ministre e Ekonomisë: Artane Rizvanolli
- Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
- Ministër për Zhvillim Rajonal: Rasim Demiri
Seanca për votimin e Qeverisë së re vjen pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Pas konstituimit të legjislaturës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, caktoi Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë.
Pas paraqitjes së programit qeverisës dhe kabinetit të propozuar, pritet që Kuvendi të votojë për përbërjen e re të ekzekutivit.


