Sot është dita e parë pa asnjë vatër aktive zjarri në vend. Sipas të dhënave, janë shuar 10 vatra, ndërsa aktualisht nuk raportohet asnjë vatër aktive apo nën mbikëqyrje.
Në Lezhë, është shuar vatra në fshatin Gallatë, në Bashkinë Kurbin, e cila ishte përhapur nga territori i Bashkisë Mat.
Në Elbasan, është shuar zjarri në Librazhd Katund, i cili kishte përfshirë një sipërfaqe me bimësi pishe.
Në Gjirokastër, është shuar vatra në Bularat, në Bashkinë Dropull, pas angazhimit të strukturave vendore, policore dhe të Forcave të Armatosura. Në operacion morën pjesë 18 efektivë të MZSH-së me 3 mjete zjarrfikëse, 8 forca bashkiake, 10 forca policore, si dhe 27 efektivë të Forcave të Armatosura me 3 mjete dhe 1 ambulancë.
Në Dibër janë shuar vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë/Mali i Allushit dhe Selishtë. Për shuarjen e tyre u angazhuan forca të MZSH-së, shërbimit pyjor, bashkive dhe vullnetarë.
Në Fier janë shuar vatrat në Bitaj, në Bashkinë Lushnje, dhe në Rërës, në Bashkinë Patos.
Lajmi vijon të përditësohet…


