Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
• Kryeministri Edi Rama ka reaguar tre herë njëra pas tjetrës lidhur me pagat e magjistratëve. • Fillimisht, Rama krahasoi pagat e magjistratëve shqiptarë me ato të kolegëve në Greqi dhe Mal të Zi, duke thënë se një gjykatës fillestar në Shqipëri paguhet më shumë se një koleg në Greqi. • Sipas tij, pagat e magjistratëve në vendin tonë janë 60% më lartë se paga mesatare e kolegëve në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. • Ai theksoi më tej se pagat e tyre janë 280% më e lartë edhe se paga mesatare në administratën shtetërore në vendin tonë. • Kryeministri thotë se me rritjen e kërkuar, paga mesatare e trupës gjyqësore do të ishte rreth 1 mijë euro më e lartë se ajo e Presidentit dhe 2 mijë e 200 euro më e lartë se paga e një ministri. • Pas dy reagimeve në "X", Rama "shpërtheu" në një Live në Facebook, ku sulmoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për mënyrën se si kanë trajtuar çështjen e pagave, duke i cilësuar si dy shëmbëlltyrat e anës së errët të medaljes së reformës në drejtësi. • Rama tha se vendimi i marrë për pagat dhe urdhri drejtuar Thesarit të Shtetit kanë qenë zanafilla e konfliktit, ndërsa kritikoi mungesën e komunikimit paraprak mes institucioneve. • Sipas tij, edhe nëse këshillat kanë të drejtë në kërkesën e tyre, mënyra e ndjekur nuk përbën shembullin që duhet tu jepet qytetarëve. • Ndër të tjera, ai se qeveria nuk ka ndërmend të mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat, por sipas tij afati i 31 korrikut nuk u përmbush për shkak të procesit parlamentar. • Në fund, Lideri i qeverisë e cilësoi si “brutale” përballjen e KLP-së dhe KLGJ-së me ekzekutivin dhe legjislativin, duke thënë se ata po bëjnë “Vetë zot, vetë shkop".
4 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për pagat e magjistrantëve, duke komentuar një deklaratë të një gjyqtari mbi buxhetin e gjyqësorit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një foto ku shfaqet deklarata një gjyqtari, i cili thotë se magjistratët kanë qesen e tyre të buxhetit, por nuk po u lejohet ta marrin.
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë.” thotë ai.
Në lidhje me këtë, kryeministri shprehet se është pabesueshme, që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar.
Edi Rama: E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…
E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar… https://t.co/tëBëXH2d4m
— Edi Rama (@ediramaal) September 13, 2026
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me pagat e gjyqësorit, duke e cilësuar si shqetësuese atmosferën e krijuar nga përplasja mes pushteteve. Gjatë një Live në Facebook, Rama sulmoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për mënyrën se si kanë trajtuar çështjen e pagave, duke i cilësuar si dy shëmbëlltyrat e anës së errët të medaljes së reformës në drejtësi.
Rama tha se vendimi i marrë për pagat dhe urdhri drejtuar Thesarit të Shtetit kanë qenë zanafilla e konfliktit, ndërsa kritikoi mungesën e komunikimit paraprak mes institucioneve. Sipas tij, edhe nëse këshillat kanë të drejtë në kërkesën e tyre, mënyra e ndjekur nuk përbën shembullin që duhet tu jepet qytetarëve.
Rama tha më tej se qeveria nuk ka ndërmend të mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat, por sipas tij afati i 31 korrikut nuk u përmbush për shkak të procesit parlamentar. Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi edhe si “brutale” përballjen e KLP-së dhe KLGJ-së me ekzekutivin dhe legjislativin, duke thënë se ata po bëjnë “Vetë zot, vetë shkop".
“Dy shëmbëlltyrat e anës së errët të medaljes së reformës në drejtësi, dy trupa të mbingarkuara me njerëz, paga, shpenzime, por me një produktivitet që lë shumë për të dëshiruar në aspektin e misionit që kanë si trupa qeverisëse të sistemit të drejtësisë që është i pavarur, jo më në letër, por në realitetin faktik të Shqipërisë ku pavarësia aq sa ka sjellë të mira, aq edhe ka sjellë sfidën e madhe të rrëshqitjes në papërgjegjshmëri, por nuk dua të hyj në këtë temë. Është temë komplekse, është e duhura, koha në dispozicion për të transformuar rrënjësisht dhe ngritur një sistem drejtësie, ka qenë e shkurtër sepse këto janë ndryshime epokale dhe ky ndryshim epokal ka nisur. Dua të them vetëm sesa shqetësuese, sa e shëmtuar, sa vulgare është atmosfera e krijuar nga një konflikt pushtetesh dhe nga një barrikadim i atij pushteti të pavarur, kushtetues që duhet të garantojë barazinë para ligjit për të gjithë e mbi të gjitha mbi vetveten, e mbi të gjitha përtej gërmës së ligjit të garantojë një shembull.
Kur vjen puna që del nga salla e gjyqit dhe është i organizuar në shoqata për t’i dhënë zë shqetësimeve të trupës në publik. Këtu flasim për një tjetër dimension dhe është i rëndësishëm për shembullin që jepet. Janë një palë që kanë këtë interes. Dua ta nis aty ku e fillova, te këto dy trupa këshillash, dy maja, një majë me dy trupa të piramidës së gjyqësorit. Këta burra dhe gra që paguhen jo pak dhe që janë aty për të administruar punët e gjyqësorit, jo për të bërë drejtësi, për të administruar proceset që deri dje i administronte kuvendi, politika dhe tani janë në pavarësinë e tyre të plotë. Si mundet që gjëja e parë që bëmë u kuturisëm të marrim një vendim në mes të verës dhe të nxjerrim një urdhër që është zanafilla e këtij konflikti, pagat janë këto dhe Thesari i Shtetit të hapë derën. Le të themi se kanë të drejtë, por le të themi, kjo është mënyra, rruga, shembulli, këtë ju mësojmë ne, të tërë së bashku, njerëzit e drejtësisë, qytetarëve shqiptarë? Kështu kërkohet e drejta? Në mënyrë të njëanshme? Pa ezauruar asnjë nga hapat e tjerë?
Ne jemi përfaqësues apo 3 shtete në konflikt? Çfarë është Shqipëria? Çfarë janë këto pushtete? Janë republikat e ndara të një federate që vjen nga lufta etnike dhe fetare? Çfarë ndodh këtu? Si është e mundur që nuk hidhet hapi i parë normal? Kërkohet një kontakt, ulet njeriu në tavolinë, njerëzit që jetojnë me përgjegjësinë e një shteti, në një rrugë jo të lehtë shtetbërjeje, me përgjegjësinë e dhënies së shembullit për të tjerët se në çdo hap japim një shembull për të tjerët dhe ulet e thuhet ne kemi këtë shqetësim, ka një vendim të Kushtetueses që ne si pushtet ekzekutiv e legjislativ s’kemi asnjë qëllim dhe as na shkon në mend të mos e respektojmë, por ka edhe një afat 31 korriku që nuk u përmbush dot për shkak të procesit parlamentar dhe duam të dimë si e keni ju këtë ide, do ta respektoni këtë vendim? Kur keni ndërmend ta respektoni? Pasi të dëgjonit anën tonë, mund të vazhdonin të bënin të tyren si t’u thoshte mendja.
Por kjo me arbitraritet ndaj një shumice qeverisëse që ka bërë reformën në drejtësi, që ka luftuar për këtë standard trajtimi dhe mirëqenieje që është rritur kaq ndjeshëm në familjet e gjithë kësaj trupe në Shqipëri, gjëja e parë që ju vajti në mend është t’i dilni përballë dhe ta sfidoni me një formë kaq brutale? Vetë zot, vetë shkop? Ça jeni ju, partia e çekiçëve? I keni për të kërcënuar autoritetet kushtetuese dhe politike? për të kërcënuar Ministrin e Financave, drejtorët e Thesarit? Ça janë ata, roje magazinash pa zot? Si është e mundur që nuk ka një moment marrje fryme dhe marrje me arsye të hapave. Ne mund të mos jemi dakord asnjëherë por kemi detyrimin që mosdakordësinë ta trajtojmë në mënyrë të civilizuar. Boll është trajtuar në mënyrë të paqytetëruar mes partive politike. U shtua dhe një parti politike tjetër tani që do të nxjerrë dhëmbët dhe skërmitet për të shumëfishuar pagat e veta për t’i çuar me diferencë nga gjithë rajoni për të shkuar në nivelet e vendeve më të zhvilluara të BE? Besoj që ky është një rast për të nxjerrë disa mësime dhe ndërkohë, i siguroj të gjithë, do ta respektoj vendimin e Kushtetueses dhe do të bëj atë që është sipas nesh, rruga për t’iu përgjigjur edhe kësaj kërkese, por kërcënime dhe pengmarrje për pushtete të tjera të pavarura si ekzekutivi e legjislativi, askush nuk duhet të bëjë”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pagat e magjistratëve, duke thënë se pagat e tyre janë 280% më e lartë se paga mesatare në administratën shtetërore. Me anë të një postimi në "X", Rama thekson se pagat e magjistratëve në vendin tonë janë 60% më lartë se paga mesatare e kolegëve në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri shton më tej se pagat e gjyqtarëve shqiptarë janë edhe më të larta se ato në Kroaci, Bullgari dhe Serbi. Sipas kryeministrit, nëse do të miratohej rritja e kërkuar e pagave, paga mesatare e gjyqtarëve do të tejkalonte edhe atë të kolegëve në Greqi, Rumani dhe Slloveni.
Në postimin e tij, Rama thotë ndër të tjera se me rritjen e kërkuar, paga mesatare e trupës gjyqësore do të ishte rreth 1 mijë euro më e lartë se ajo e Presidentit dhe 2 mijë e 200 euro më e lartë se paga e një ministri.
Postimi i plotë:
Sot paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është 280% më e lartë se paga mesatare të administratës shtetërore; 60% më e lartë se paga mesatare e kolegëve në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut; më e lartë se në Kroaci, Bullgari apo Serbi… Me rritjen e kërkuar me llogarinë vetë Zot vetë Shkop, paga mesatare e gjyqtarëve bëhet më e lartë se në Greqi, Rumani e Slloveni dhe 140% më e lartë se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në raport me administratën shqiptare ajo kërcen në 470% më shumë…
Dhe nëse në të tëra vendet e tjera të rajonit, Europës dhe botës demokratike maja e piramidës së pagave në shtet është Presidenti, paga mesatare e rritur në rrugën jashtë parlamentit bëhet 1,000 euro më e lartë se paga e Presidentit dhe 2,200 euro më e lartë se paga e ministrit. Kjo për mesataren e gjithë trupës, se duke marrë nivelin më të lartë të pagës në sistemin gjyqësor sot, aktualisht, është gati 2000 Euro më shumë se e Presidentit dhe 3000 Euro më e lartë se e ministrit, po bashkë me rritjen?!.. Oh, aty pastaj shkon mbi 5000 Euro më e lartë se e Presidentit dhe 6300 Euro më shumë se e ministrit!
Duket si fantazi e shfrenuar po në fakt është lënda e kallzimit penal që shoqatat e gjykatësve i kanë bërë Ministrit të Financave dhe drejtorëve të thesarit në tërë Shqipërinë, pse nuk dorëzojnë çelësat e thesarit për marrjen e këtyre shumave marramendëse pa vendim të parlamentit…/Dosja.al
Sot paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është 280% më e lartë se paga mesatare e administratës shtetërore; 60% më e lartë se paga mesatare e kolegëve magjistratë në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut; më e lartë se në Kroaci, Bullgari apo Serbi… Me rritjen e kërkuar me llogarinë vetë Zot vetë Shkop, paga mesatare e gjyqtarëve bëhet më e lartë se në Greqi, Rumani e Slloveni dhe 140% më e lartë se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në raport me administratën shqiptare ajo kërcen në 470% më lart… Dhe nëse në të tëra vendet e tjera të rajonit, Europës dhe botës demokratike maja e piramidës së pagave në shtet është Presidenti, paga mesatare e rritur në rrugën jashtë parlamentit bëhet 1,000 euro më e lartë se paga e Presidentit dhe 2,200 euro më e lartë se paga e ministrit. Kjo për mesataren e gjithë trupës, se po të marrësh nivelin më të lartë të pagës në sistemin gjyqësor sot, ajo aktualisht është gati 2000 Euro më shumë se e Presidentit dhe 3000 Euro më e lartë se e ministrit, po bashkë me rritjen e kërkuar e dini sa shkon?! Oh, aty pastaj shkon pa asnjë shaka, mbi 5000 Euro më e lartë se paga e Presidentit dhe 6300 Euro më shumë se paga e ministrit! Duket si fantazi e shfrenuar po në fakt është lënda e kallzimit penal që shoqatat e gjykatësve i kanë bërë Ministrit të Financave dhe drejtorëve të thesarit në tërë Shqipërinë, pse nuk dorëzojnë çelësat e thesarit për marrjen e këtyre shumave marramendëse pa vendim të parlamentit…
— Edi Rama (@ediramaal) September 13, 2026
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me pagat e magjistratëve, duke kundërshtuar rritjen e kërkuar të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me anë të një reagimi në platformën "X", Kryeministri ka krahasuar pagat e magjistratëve shqiptarë me ato të kolegëve në Greqi dhe Mal të Zi. Rama thotë ndër të tjera se një gjykatës fillestar në Shqipëri aktualisht paguhet më shumë se një koleg në Greqi e në Mal të Zi.
Lideri i qeverisë ka publikuar edhe një tabelë, ku gjyqtarët shqiptarë janë të dytët më të paguarit pas atyre rumunë, rreth 3241 euro në muaj. Më pas vjen Sllovenia me 2842 euro dhe në vend të katërt Greqia me 2702 euro. Ndërsa, Mali i Zi renditet në vendin e tetë, me pagë 1958 euro.
Postimi i Ramës:
Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…
Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi… https://t.co/WjIDLYJ88V
— Edi Rama (@ediramaal) September 13, 2026
Ngërçi me pagat në gjyqësor
Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në përputhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, duke i shtuar edhe 14 mijë lekë për kualifikimin. Megjithatë, Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, me argumentin se përcaktimi i pagave të magjistratëve dhe administratës së drejtësisë është kompetencë e Kuvendit./Dosja.al