LIVE UPDATES
Politike

"Drejtësi me dy standarte"/ Gjin Gjoni mbron Luan Baçin: Peshorja e politikës po dikton peshoren e drejtësisë, SPAK të hetojë Ramën

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Gjoni shprehet se çështja lidhet me një konflikt të hershëm mes ortakësh dhe është një mardhënie juridike civile. 

13 Shtator 2026, 15:29 Nga E.d
"Drejtësi me dy standarte"/ Gjin Gjoni mbron Luan
Gjin Gjoni

TIRANA- Ish-gjyqtari dhe politikani Gjin Gjoni ka reaguar lidhur me hetimin ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, duke e cilësuar situatën si shembull të asaj që ai e quan “drejtësi me dy standarde”. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Gjoni shprehet se çështja lidhet me një konflikt të hershëm mes ortakësh dhe është një mardhënie juridike civile. 

Deputeti demokrat shkruan se nuk dëshiron të ndërhyjë në themelin e akuzave ndaj Baçit, por ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po vepron drejtësia. Ai thekson se Luan Baçi nuk mund ta ndihmojë hallin e kryeministri Rama me audiopërgjimet e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, të cilat sipas tij tregojnë sesi ai e ka kthyer një vend anëtar te NATO-s, në mburojë të trafikut ndërkombëtar të armëve.

Gjoni argumenton se Luan Baçi nuk i ka asnjë borxh as ish-ortakut të tij, për të cilin thotë se për qëllime të dyshimta dhe të panjohura po mundohet të bëjë pis një politikan model. Në fund, ai i bën thirrje SPAK-ut të hetojë kryeministrin Edi Rama.

Postimi i Gjin Gjonit

Drejtësi me dy standarte.
Në karrierën time jo të paktë prej 27 vitesh në sistemin e drejtësisë, kam gjykuar me mijëra çështje, me mijëra dosje, me mijëra të akuzuar, apo pa fund proçese civile apo tregtare.

Sigurisht që për një ish gjyqtar, është e vështirë edhe pse nën kostumin politik ti bëjë "gjyqin" ish kolegëve. Por cdo rregull e ka një përjashtim. Dhe përjashtimi i qëndrimit tim publik e ka një emër, Luan Baçi. Eshtë e natyrshme që kushdo i lexon këto rreshta mendon "normal që do e mbrosh, se e ke koleg, e ke në parti".
Nuk dua te futem aspak në meritën e akuzave, sepse Luani nuk mund te nëpërkëmbet kollaj. Sigurisht që as kam ndërmend te zgjidh konfliktin e inateve mes një ortaku dhe nje tjetri, aq me teper per nje konflikt qe daton 15 vjet me parë dhe që në opinion tim është një mardhënie juridike civile( pa marrë parasyesh faktin se kallzuesi ka probleme të mëdha me bisnese të tjera dhe në vështirësi ekonomike si dhe një makinacion midis bashkëshortëve gjoja të ndarë).

Por mund të shkruaja këtu me dhjetra rradhë për parashkrimin apo mardhënien civile, apo kalimin e aksioneve mes ortakëve në bisnes, per vijën ndarëse midis një vepre penale apo mardhënie civile, per deklarimin e rremë, kallzimin e rremë e shumë e shumë te tjera si këto. Sigurisht që gjëja e fundit që dua të bëj me ish kolegët e mi të drejtësisë, është tu jap atyre leksione jurisprudence.

Vetëm se sot, si politikan kam të drejtë te mos bëj sikur nuk kuptoj se peshorja e politikes ka marre formën dhe dikton peshoren e drejtësisë. Për një politikan që nuk ka patur funksion shtetëror, ska përfituar asnjë tender apo koncesion për më shumë se 10 vjet.

Luan Baçi nuk mund ta ndihmojë hallin e rradhës së Edi Rames me audiopërgjimet e Arben Ahmetajt, që tregojnë sesi ai e ka kthyer një vend anëtar te NATO-s, në mburojë të trafikut ndërkombëtar të armëve. Luan Baçi nuk i ka asnjë borxh as ish ortakut te tij, që për qëllime të dyshimta dhe të panjohura mundohet të bëjë pis një politikan model.

Pa dyshim dhe pa asnjë mëdyshje shpreh qëndrimin se, askush nuk është mbi ligjin. SPAK le të hetojë çdo kallëzim dhe çdo dyshim, deri në fund. Por ka shumë elementë që ngrenë dyshime të thella, për mënyrën si po veprohet. Pa hezitim, hetojeni opozitën se e keni bërë rrugë me hetimet dhe masat e sigurimit ndaj Kryetarit të saj Sali Berisha, dhe drejtuesve të tjerë të opozitës, apo rrëmbimin e Ilir Metës, por ama me të njëjtën vendosmëri hetoni pushtetin, ministrat, zëvendëskryeministrat, kryetarët e bashkivë që janë bërë njësh me krimin, pasurinë kombëtarë oligarkëve, pronën publike dhe taksat e shqipëtarëve pa tendera, apo tenderat qindra milionësh dhe akuzat që prekin sigurinë kombëtare.
Kur drejtësia është e pafuqishme përballë majës së pushtetit, problemi nuk është opozita, por vetë drejtësi dhe përdorimi i saj politik.

Të paktën një herë të vetme në këto 7 vite të funksionimit të Spakut të kini guximin të kaloni vijën e kuqe që i keni vënë vetes, të hetoni kreun e organizatës siç e cilëson ish bashkëpunëtori i tij më i afert ishzëvendës kryeministri Ahmetaj, Kryeministrin Edi Rama./Dosja.al

gjin gjoni luan baçi edi rama

Sondazh

Poll

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar

Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur

"Nuk kam rrahur por më kanë rrahur"/Rama:Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë,më lanë për të vdekur

Ismaili: Personi që ka nxjerrë këto përgjime, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë

"Makina që kryeministri përdor, është me qira"/ Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS

Ibrahimaj: Do të vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

"Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa"/ Ibrahimaj: 2 mijë kredi do jenë pa interes

Dosja "Sterilizimi"/ / Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO pas daljes nga arresti shtëpiak

Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin/ Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor

U shkarkua nga Rama, flet Lamallari:Po kthehem në shtëpinë time,është kënaqësi të jem në krahun tuaj

Lirimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, reagon Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin: “Dorëheqje”

Aktivistja Arvina Lleshi tregon ngjarjen: Dua ta di se kush ma bëri atë denoncim