LIVE UPDATES
Politike

Haxhiu mandaton Kurtin për formim të Qeverisë, pasi Kuvendi u shpall i konstituuar

Hapi i radhës është që Kurti ta paraqesë përbërjen dhe programin e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkojë votimin për kabinetin e ri.

13 Shtator 2026, 13:25 Nga G.M
Haxhiu mandaton Kurtin për formim të Qeverisë, pasi Kuvendi u
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, të cilin e mandatoi për formimin e qeverisë së re.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, të cilin e mandatoi për formimin e qeverisë së re. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e propozoi zyrtarisht liderin e saj dhe kryeministrin në detyrë për këtë post.

Hapi i radhës është që Kurti ta paraqesë përbërjen dhe programin e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkojë votimin për kabinetin e ri. LVV-ja ka thënë në të kaluarën se ka 62 vota, një më shumë se sa i duhen për formimin e Qeverisë së re. Nga to, 53 janë deputetë të LVV-së, ndërsa nëntë janë nga komunitetet joshumicë.

Më herët gjatë ditës, pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës në seancë dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, procesi i konstituimit të Kuvendit u mbyll me zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve të tjerë.

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik” dhe procesi vazhdoi me propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota për.

Ndërsa, pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, Kuvendi arriti ta zgjedhë edhe deputeteten serbe, Tanja Vujoviqin, që mori edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa nga LDK-ja. Nga minoritetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.

"Konsideroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar", tha Haxhiu, para se ta mbyllte seancën.

Në një vendim të mëhershëm, Gjykata Kushtetuese kishte lënë të hapur mundësinë që Kuvendi, në rrethana të caktuara, të funksionojë edhe pa një nga anëtarët e Kryesisë, nëse zgjedhja e tij pamundësohet dhe Kryesia ka kuorum për vendimmarrje.

Si një rrethanë e tillë ishte përmendur rasti kur një deputet ose grup parlamentar që ka të drejtë të propozojë anëtar të kryesisë nuk e ushtron këtë të drejtë ose e pengon procesin.

Kryeministri në detyrë dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, tha se kurdo që PDK-ja do të jetë e gatshme të propozojë për postin e nënkryetarit që i takon, deputetët e LVV-së do ta votojnë.

Ndërkohë, PDK-ja kishte njoftuar paraprakisht se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për situatën e krijuar rreth konstituimit të legjislaturës. Ajo tha se ekspertët e partisë janë duke përgatitur lëndën që do t’i drejtohet kësaj gjykate për procesin e konstituimit.

Vendimi erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje ndryshoi qëndrimin dhe tha se do t’i mbështesë kandidatët e PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nënkryetarë të Kuvendit. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin të vetmit nga ish-opozita që morën pjesë në këtë seancë, pasi që Aleanca qysh më herët kishte vendosur të mos merrte pjesë.

Pas seancës, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se partia e tij do ta mbështesë cilëndo iniciativë ligjore për të sqaruar dilemat për afatet kushtetuese për konsituimin e Kuvendit dhe shtoi se do të kontribuojnë me komentet e tyre në kërkesën e PDK-së për Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, teksa hynin në Kuvend para seancës së sotshme, deputetë të LVV-së insistuan se qëndrimin e kanë ndryshuar vetëm që të zhbllokohet procesi i konstituimit, që të shmangen zgjedhje të katërta parlamentare brenda dy vjetëve. Por, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, dhe një deputet i LDK-së, Ermal Sadiku, e kanë interpretuar këtë vendim si pjesë të një skenari që, sipas tyre, çon drejt zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor.

Tani që Kuvendi është konsituuar, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar. Nëse deputetët nuk do të arrijnë ta zgjedhin një president të ri, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet brenda 45 ditëve.

“60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori. Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për të mbërritur te data që e kanë planifikuar”, ka shkruar Sadiku.

Megjithatë, nuk dihet nëse Gjykata Kushtetuese mund ta shpall procesin si të pavlefshëm si përgjigje ndaj kërkesës që pritet të parashtrohet nga PDK-ja. Zgjedhjet më 27 dhjetor do të binin në periudhën e festave të fundvitit, kur një pjesë e madhe e diasporës së Kosovës kthehet në vend.

Kjo e bën datën politikisht të rëndësishme, veçanërisht për LVV-në, e cila në zgjedhjet e fundit ka marrë një përqindje më të lartë të mbështetjes nga votuesit jashtë Kosovës sesa në mesin e votuesve rezidentë. Në zgjedhjet e qershorit 2026, LVV-ja kishte fituar rreth 73 për qind të votave me postë, 83 për qind të votave në përfaqësi diplomatike. Ndërsa, nga votat e qytetarëve rezident kishte marrë rreth 43 për qind.

Këto zhvillime i hapin rrugë fundit të një bllokade politike që nisi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor. LVV-ja doli e para duke fituar 53 ulëse. Ajo thotë se ka mbështetjen e nëntë deputetëve nga minoritetet - tetë nga pakicat jo serbe, me përjashtim të Adem Hoxhës nga Partia Unike Gorane dhe Duda Bales nga Bashkimi Socialdemokrat, dhe Nenad Rashiqin, si i vetmi deputet i pakicës serbe që s'është pjesë e Listës Serbe.

Kështu ajo ka 62 vota, një më shumë se që i nevojitet për ta formuar qeverinë. Megjithatë, këto vota nuk janë të mjaftueshme për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit. Për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para nevojiten 80 vota, çka kërkon edhe mbështetjen e deputetëve të partive të tjera.

Për javë të tëra, përplasja kryesore ishte rreth konstituimit të Kuvendit, pasi që LVV-ja insistonte se nuk duhet të konstituohet Kuvendi para se të arrihej një marrëveshje për postin e presidentit.

Më 31 gusht, negociatat mes LVV-së dhe LDK-së përfunduan me zyrtarimin se dy partitë do ta mbështesin kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president. Kjo kandidaturë ka nxitur përplasje të thella brenda LDK-së, pasi gjashtë nga 18 deputetët e partisë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin./REL

albulena haxhiu albin kurti

Sondazh

Poll

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar

Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur

"Nuk kam rrahur por më kanë rrahur"/Rama:Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë,më lanë për të vdekur

Ismaili: Personi që ka nxjerrë këto përgjime, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë

"Makina që kryeministri përdor, është me qira"/ Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS

Ibrahimaj: Do të vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

"Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa"/ Ibrahimaj: 2 mijë kredi do jenë pa interes

Dosja "Sterilizimi"/ / Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO pas daljes nga arresti shtëpiak

Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin/ Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor

U shkarkua nga Rama, flet Lamallari:Po kthehem në shtëpinë time,është kënaqësi të jem në krahun tuaj

Lirimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, reagon Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin: “Dorëheqje”

Aktivistja Arvina Lleshi tregon ngjarjen: Dua ta di se kush ma bëri atë denoncim