MAGAZINË /

''Zoti ju marroftë!'', Mozzik reagon pasi mori pjesë në Marshin për Liri: Më kishin sharë nënën, gruan e vajzën

Në postimin e tij, Mozzik shprehu revoltën ndaj personave të cilët sipas tij me profile të rreme kishin kundërshtuar luftën e UÇK-së.

Shkruar nga Versus

''Zoti ju marroftë!'', Mozzik reagon pasi mori

Reperi shqiptar i Kosovës, Gramoz Aliu i njohur me emrin Mozzik ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me ''Marshin për Liri'' të mbajtur ditën e djeshme në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte. 

Mozzik shkruan se kishte lexuar komentet të cilat kishin qenë tejet fyese ndaj tij dhe familjarëve. Ai pretendoi se shumica e profileve që kishin komentuar kundër tij ishin të rreme, duke i lidhur ato me persona që, sipas tij, nuk morën pjesë në marsh.

Postimi i plotë

Dje isha prezent në Marshin për Liri, për Çlirimtarët.

Kur u ktheva në shtëpi, u shtriva me pushu pak. Rastësisht hasa në disa gazeta që kishin shkru për mu.

Fillova me lexu komentet dhe përfundova duke i lexu pothuajse krejt. M’u kish sha nana, gruaja, vajza, familja e fisi, veç pse dola në marsh. Po kur fillova me kliku e me pa kush ishin ata që shkruanin, pothuajse krejt profile fallco.

Aty thashë me vete: këta janë pikërisht ata që nuk dolën në protestë. Këta janë e keqja e këtij vendi. Këta janë pjellë e Beogradit. Këta presin më 16 Shtator një vendim krejt të kundërt me atë që presim ne.

Zoti ju marroftë juve që jeni kundër luftës së pastër të UÇK-së! Largohuni prej rreshtit tonë. Nuk na duheni as sot me u rreshtu me ne. Nuk jeni rreshtu kurrë me ne, e as nuk keni me u rreshtu kurrë.

Ne s’kemi pasë kurrë dashuri për Serbinë. Gjyshërit tanë, baballarët e familjarët tanë e kanë përjetu mbi lëkurën e tyre çka ka sjellë Serbia në këto troje.

E kur ka ardhë koha, i kanë dalë përballë.

Lavdi dëshmorëve të Kombit!

O Zot i Madh, bëje 16 Shtatorin datën që historia s’do ta harrojë kurrë. Versus.al

Tags:

mozzik

Poll