POLITIKË /

"Nuk po na lejohet të marrim nga qesja", Rama nxjerr qëndrimin e Pëllumbit për pagat: E pabesueshme që një gjykatës e sheh kështu buxhetin

Shkruar nga Versus

"Nuk po na lejohet të marrim nga qesja", Rama nxjerr

Në vijim të reagimeve për bllokimin e pagave të gjyqtarëve, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social "X" një shkrim që pretendon se është publikuar nga gjyqtari i posaçëm Engert Pëllumbi.

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”- është shprehur Pëllumbi.

Ndërsa Rama e komenton duke u shprehur: “E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”.

Ky ishte reagimi i tretë radhazi i Ramës për pagat e gjyqtarëve. Versus.al

Poll