Sot në Tiranë u mbajt protesta e 106-të kundër qeverisë dhe klasës aktuale politike duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta në duar, mijëra protestues mes të cilëve edhe shqiptarë të diasporës u mblodhën para kryeministrisë duke bërë thirrje edhe që SPAK të vepronte për të arrestuar politikanët e korruptuar.
Gjithashtu u njoftua se duke nisur nga nesër, mbledhja e qytetarëve do të nisë që nga ora 18:00 dhe jo 19:00 siç ka qenë gjatë sezonit veror. Versus.al

