MAGAZINË /

I përmendën shokun e vdekur, Ronaldo shpërthen: Ata që e bënë të pezullohen përjetë, ky nuk është futboll

Shkruar nga Versus

I përmendën shokun e vdekur, Ronaldo shpërthen: Ata që e

Cristiano Ronaldo ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së disa tifozëve të Al-Taawoun gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku nga tribunat u dëgjuan vazhdimisht kore me emrin “Jota, Jota, Jota” në drejtim të portugezit Ruben Neves. 

Sulmuesi portugez i doli në krah shokut të tij dhe e konsideroi këtë sjellje të papranueshme duke bërë thirrje që autoritetet e futbollit saudit të ndërhyjnë për të parandaluar raste të tilla. Ndërsa kërkoi që tifozëve që u sollën në atë mënyrë të ndalohen përjetë që të hyjnë në stadiume. 

“Liga duhet të veprojë dhe ta ndëshkojë këtë lloj sjelljeje nga tifozët. Kjo nuk është më futboll dhe duhet të ketë kufij. Njerëzit që sillen në këtë mënyrë nuk duhet të lejohen kurrë më të hyjnë në stadium”, u shpreh Ronaldo. Versus.al

 
Poll