POLITIKË /

Bojkotuan mbledhjen me Ramën, këshilltarja bashkiake e Poliçanit: Nuk i pëlqeu ajo që i thashë

Shkruar nga Versus

Bojkotuan mbledhjen me Ramën, këshilltarja bashkiake e

Njëra prej këshilltareve bashkiake të Poliçanit foli për mbledhjen e zhvilluar sot me kryeministrin Edi Rama i cili pati një përplasje me aktoren Egla Ceno.

Këshilltarja tha se në momentin kur po i fliste Ramës për Reformën Territoriale, kryeministri e kishte ndërprerë duke i thënë se nuk kishte shkuar të dëgjonte sesa mirë jetohet në Poliçan. Më tej ajo tregoi se pas një monologu të gjatë të Ramës, aktorja Egla Ceno kishte kërkuar fjalën, por kryeministri i kishte kërkuar të dilte jashtë.

‘’Unë u ngrita dhe thashë se kjo reformë nuk duhet të bëhet sepse ka sjellë shpopullim. I thamë se jemi në një bashki që i jep të gjitha shërbimet, atëherë përse po na i largon dhe po na thoni se duhet të shkoni në një bashki të madhe. Kryeministrit sapo mbarova fjalën, mesa duket nuk i pëlqeu kjo dhe tha se nuk kam ardhur t’ju dëgjoj sesa bukur jetoni ju këtu në Poliçan. Dhe më pas filloi një fjalim për 20 minuta. Pas meje e merr fjalën aktorja Egla Ceno dhe shumë qetë tha që unë këtu kam ardhur të na dëgjoni dhe ju po bëni monolog. Kryeministri i tha aktores: pusho dhe dil jashtë. Në këto momente ne u ngritëm dhe bojkotuam mbledhjen të gjithë bashkë në shenjë solidariteti’’- u shpreh këshilltarja bashkiake. Versus.al

Poll