BOTA /

Votohet qeveria e re e Kosovës, Kurti sërish kryeministër, flet dhe për gjyqin në Hagë: Asgjë nuk e njollos dot UÇK

Kurti tha se mandati i ri i qeverisë do të fokusohet në forcimin e sigurisë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Shkruar nga Versus

Votohet qeveria e re e Kosovës, Kurti sërish kryeministër, flet

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës paraditen e sotme, është votuar edhe qeveria e re e cila do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin.

Ky i fundit paraqiti para deputetëve programin e qeverisë së re duke e vënë theksin në forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Përveç kësaj, ai foli edhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke thënë se qëndrimi i qeverisë është i qartë në mbështetje të Thaçit dhe të tjerëve të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim.

“Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor për drejtuesit e UÇK-së. Kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe në shpërputhje. Qëndrimi im dhe i qeverisë është i qartë, gjenocidin e ka kryer Serbia dhe asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë atë”, tha Kurti.

Përbërja e kabinetit të ri qeverisës në Kosovë:

Kryeministër: Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës: Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim: Fikrim Damka

Ministër i Financave: Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare: Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrullah Çeku

Ministre e Kulturës dhe Turizmit: Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë: Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal: Rasim Demiri. Versus.al

Poll