POLITIKË /

“Shqipëria e nisi nga fundi, sot jemi të parët në matematikë”/ Rama për rezultatet e PISA 2025: Fryt i një pune të gjatë

Sipas të dhënave të prezantuara, Shqipëria ka marrë 433 pikë në matematikë, 435 në shkencë dhe 408 në lexim.

Shkruar nga Versus

“Shqipëria e nisi nga fundi, sot jemi të parët në

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar episodin e parë të sezonit të shtatë të podcast-it “Flasim” rezultateve të Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025.

Sipas të dhënave të prezantuara, Shqipëria ka marrë 433 pikë në matematikë, 435 në shkencë dhe 408 në lexim.

Rama i cilësoi rezultatet si fryt të një pune të gjatë dhe të ndryshimeve të ndërmarra në sistemin arsimor, duke përmendur përmirësimin e infrastrukturës dhe teksteve, administrimin e shkollave, përgatitjen e drejtuesve dhe bashkëpunimin mes shkollës dhe prindërve.

Kryeministri vlerësoi gjithashtu meritën e nxënësve, por theksoi se rezultatet, sipas tij, lidhen me të gjithë transformimin e sistemit.

“Nuk mund të mos i kushtohet arsimit në një moment të vitit kur po përfundojnë pushimet dhe përgatitjet e vitit dhe po nis një vit i ri arsimor. Nuk mund të rri dot pa e shfrytëzuar këtë rast për të shprehur kënaqësinë e jashtëzakonshme për rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2025, të cilat janë fryt i një pune të gjatë, i një transformimi tërësor, një përpjekjeje për të rritur jo thjesht cilësinë e infrastrukturës, teksteve, administrimit të shkollave ku sot kemi një numër jo të vogël drejtuesish që kalojnë te Shkolla e Drejtorëve dhe si rezultat i gjithë intensitetit dhe ndërveprimit mes shkollës e prindërve. Nuk u heq asnjë presje atyre që nënvizojnë meritën e nxënësve, por nga ana tjetër nxënësit ishin po aty, ndërkohë që pjesët e tjera nuk ishin aty siç duhet dhe prandaj rezultatet e PISA-s nuk ishin të tilla dhe Shqipëria e filloi këtë ngjitje nga fundi, të fundit në distancë nga të tjerët dhe sot jemi të parët në matematikë”, tha kryeministri./Versus.al

 

Poll