
Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë të regjistruara në Mat, ku dyshohet se objektivi i sulmit ka qenë Akil Lleshi, i cili jeton prej kohësh jashtë Shqipërisë, kryesisht në Itali.
Në vendngjarje janë gjetur rreth 35 gëzhoja, ndërsa të shtënat kanë prekur zonën pranë automjetit të djalit të Lleshit, i cili ishte parkuar përpara banesës së familjes.
Sipas informacioneve të raportuara, djali i tij rezulton pa precedentë penalë.
Hetuesit po verifikojnë pistën se sulmi mund të ketë pasur si objektiv Akil Lleshin dhe të lidhet me aktivitetet e dyshuara të tij jashtë territorit shqiptar.
Pas atentatit, autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet, i cili është gjetur më pas i djegur. Nga verifikimet rezulton se makina ishte vjedhur në Përrenjas gjatë vitit 2025, ndërsa brenda saj janë gjetur dy armë zjarri.
Dyshohet se në sulm kanë marrë pjesë dy persona. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre, ndërsa po punohet edhe për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes./Versus.al
View this post on Instagram


