AKTUALITET /

Emigrantja nga Italia mesazh edhe për Melonin: Je ende e sigurt që “vëllai” yt Rama është djalë i mirë?

Shkruar nga Versus

Emigrantja nga Italia mesazh edhe për Melonin: Je ende e sigurt që

Një emigrante shqiptare, e ardhur nga Italia për t’iu bashkuar protestës në Tiranë, iu drejtua me një mesazh të fortë qytetarëve, duke i bërë thirrje të mos dorëzohen dhe të vijojnë reagimin kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së saj në shesh, ajo përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi se po “shet tokat” dhe po përçan shqiptarët.

“Na kanë thënë se jemi popull delesh, por këtu sot shoh luanë dhe luanesha. Shpresa erdhi. Na ngjallët shpresën edhe neve që jemi larg. Jemi këtu për ju, që një ditë të kthehemi të gjithë bashkë. Ju kërkojmë me shpirt: mos u dorëzoni”, deklaroi ajo.

Emigrantja tha se diaspora do të vazhdojë t’u bashkohet protestave në Shqipëri, duke u shprehur: “Do të vijmë si uragan, siç kemi ardhur gjithmonë. Do të bëjmë histori të gjithë bashkë”.

Në fund, ajo përcolli edhe një mesazh për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke iu referuar marrëdhënies së saj me Ramën: “Zonja Meloni, je akoma e sigurt që ‘vëllai’ yt është djalë i mirë?”

Akuzat dhe cilësimet e përdorura ndaj kryeministrit janë deklarata të protestueses dhe jo fakte të verifikuara./Versus.al

Poll