AKTUALITET /

Breshëri plumbash në Mat/ Mbi 30 të shtëna ndaj makinës së familjes së kthyer nga Italia, autorët djegin mjetin pas sulmit

Pas sinjalizimit, Policia ngriti pika kontrolli dhe nisi kërkimet në zonë. Rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes, në aksin Rrëshen–Burrel, efektivët gjetën një “Golf V” të djegur.

Shkruar nga Versus

Breshëri plumbash në Mat/ Mbi 30 të shtëna ndaj makinës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Urakë të Matit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar në oborrin e një banese.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:10, në Njësinë Administrative Rukaj.

Në shënjestër ishte një automjet tip “Audi”, në pronësi të shtetases S. Ll., bashkëshortja e A. Ll.

Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëmtime materiale në automjet.

Pas sinjalizimit, Policia ngriti pika kontrolli dhe nisi kërkimet në zonë. Rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes, në aksin Rrëshen–Burrel, efektivët gjetën një “Golf V” të djegur.

Brenda automjetit u zbuluan dy armë zjarri kallashnikov, të dëmtuara pjesërisht nga flakët, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Nga verifikimet rezultoi se “Golfi” ishte i vjedhur dhe ishte shpallur në kërkim që më 31 korrik 2025, pas denoncimit të pronarit të tij nga Përrenjasi.

Njoftimi i policisë:

Mat

Më datë 12.09.2026, rreth orës 23:10, në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rukaj, Bashkia Mat, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.), i parkuar në oborrin e banesës.

Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime materiale vetëm në automjetin tip “Audi”.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me DVP Dibër, ngritën pika kontrolli.

Ndërkohë, në vendngjarje shkoi grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, rreth 2 kilometra larg nga vendi i ngjarjes, në aksin rrugor Rrëshen-Burrel, kanë konstatuar të djegur një automjet tip “Golf V”. Gjatë këqyrjes së automjetit, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov, të djegura pjesërisht, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Golf”, i konstatuar i djegur, ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan më datë 31.07.2025, pasi kishte bërë kallëzim pronari i tij, shtetasi K. R., banues në Përrenjas, se i kishin vjedhur këtë automjet.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në zonën ku mund të kenë lëvizur autorët e dyshuar dhe po bashkëpunohet me DVP Tiranë, Lezhë e Kukës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./Versus.al

 

Poll