AKTUALITET /

VIDEO/ Makinat luksoze në “lupën” e Policisë së Vlorës: Sekuestrohen 3 mjete, nis hetimi ndaj pronarëve

Sipas Policisë, për tre prej mjeteve luksoze, të prodhuara gjatë viteve të fundit, poseduesit nuk arritën të justifikonin vlerën e tyre me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Makinat luksoze në “lupën” e Policisë së

Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, duke sekuestruar tre mjete me vlerë të lartë, për të cilat dyshohet se mund të jenë përfituar nga të ardhura të paligjshme.

Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve, disa automjete janë shoqëruar për verifikim. Sipas Policisë, për tre prej mjeteve luksoze, të prodhuara gjatë viteve të fundit, poseduesit nuk arritën të justifikonin vlerën e tyre me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme.

Automjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa tre shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Paralelisht, ndaj pronarëve dhe poseduesve të mjeteve ka nisur edhe hetimi pasuror, me qëllim verifikimin e burimit të pasurisë dhe mënyrës se si janë siguruar automjetet.

Policia e Vlorës njofton se kontrollet ndaj makinave luksoze do të vijojnë, me fokus evidentimin e pasurive që dyshohet se kanë burim kriminal dhe goditjen e rasteve të pastrimit të parave./Versus.al

 

 

Poll