AKTUALITET /

Tritoli në oborrin e mësuesit në Shkodër/ Dyshohet se “mesazhi” ishte për vëllanë në Gjermani, zbardhen emrat

Shkruar nga Versus

Tritoli në oborrin e mësuesit në Shkodër/ Dyshohet se

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në oborrin e banesës së Meti Bushatit, në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se Bushati dhe bashkëshortja e tij janë mësues dhe njihen në zonë si një familje e rregullt, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbulojnë se kujt mund t’i drejtohej mesazhi pas sulmit.

Një nga pistat që po verifikohet lidhet me vëllain e Meti Bushatit, Gëzim Bushatin, i cili jeton në Gjermani. Sipas informacioneve paraprake, ai ka pasur probleme me ligjin në këtë shtet.

Ende nuk është provuar nëse kjo rrethanë lidhet me shpërthimin, ndërsa grupi hetimor po punon për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar motivin e ngjarjes./Versus.al

Poll