AKTUALITET /

EMRI/ Operacioni ‘Mesazhi’ në Vorë, kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë €, në pranga 56 vjeçari

Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, efektivët sekuestruan municion luftarak, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes dhe një telefon celular.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Operacioni ‘Mesazhi’ në Vorë, kërcënoi

Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka kërcënuar kushëririn dhe familjarët e tij për t’i marrë 300 mijë euro.

Rasti u zbulua pas kallëzimit të shtetasit E. M., i cili kishte gjetur në portën e banesës së tij në Gërdec një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese. Në mesazh, sipas Policisë, kërcënohej jeta e tij dhe e familjarëve nëse nuk dorëzonte shumën e kërkuar.

Pas hetimeve, Policia organizoi operacionin e koduar “Mesazhi”, në kuadër të të cilit u identifikua dhe arrestua i dyshuari, Ardian Muka, 56 vjeç, banues në Vorë. Sipas Policisë, ai është kushëriri i personit të kërcënuar.

Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, efektivët sekuestruan municion luftarak, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes dhe një telefon celular.

Njoftimi i policisë:

Kanosi kushëririn e tij dhe familjarët e tij, me qëllim për t’i marrë shumën prej 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari, Ardian Muka. 

Sekuestrohen municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe një aparat celular.

Pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., se në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve, me qëllim për t’i dhënë shumën prej 300 000 eurosh, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e

Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesazhi” me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. M., 56 vjeç, banues në Vorë.
Ky shtetas, nëpërmjet kanosjes për jetën, ka kërkuar nga kushëriri i tij, shtetasi E. M., dhënien e shumës prej 300 000 eurosh, duke kanosur gjithashtu edhe familjarët e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe 1 aparat celular.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”.Versus.al

Poll