Dy miqësore për kuqezinjtë në muajin shtator
Kombëtarja U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj M...

Shqipëria po vijon përgatitjet për Kampionatin Europian U-21, që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2027. Në kuadër të organizimit të turneut, UEFA ka nisur inspektimet në stadiumet dhe qytetet që do të mirëpresin ndeshjet e Kampionatit Europian.
Gjatë këtyre vizitave po vlerësohen kushtet dhe kërkesat teknike të impianteve sportive, ndërsa janë evidentuar edhe përmirësimet dhe ndërhyrjet që nevojiten për t’i bërë stadiumet gati për zhvillimin e turneut.
Në një prononcim për fshf.org, Guillaume Poisson, Drejtues i Operacioneve në UEFA, foli për rëndësinë e këtyre inspektimeve dhe për përgatitjet që po bëhen në qytetet pritëse.
“Është vërtet shumë e rëndësishme për një vend si Shqipëria të ketë mundësinë të organizojë një prej turneve madhore të UEFA-s. Mendoj se kjo është një dëshmi e besimit që kemi te Federata Shqiptare e Futbollit dhe te aftësia e saj për të organizuar turnetë tanë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të treguar se çfarë ka për të ofruar Shqipëria, çfarë mund të ofrojë sot dhe çfarë do të jetë në gjendje të ofrojë verën e ardhshme”, tha Poisson.
Ai bëri me dije se delegacioni i UEFA-s ka zhvilluar vizita në Shkodër dhe Elbasan, ku janë inspektuar stadiumet pritëse.
“Kemi qenë në Shkodër dhe në Elbasan për të vizituar stadiumet. Tashmë kemi evidentuar të gjitha përmirësimet dhe ndërhyrjet që duhen bërë. Qytetet pritëse i kanë marrë këto informacione dhe raportet përkatëse, ndaj e dinë se çfarë duhet të bëhet. Ne do të rikthehemi në muajin mars. Kjo do të jetë vizita jonë e fundit e punës, për të bërë vlerësimin përfundimtar dhe për të parë nëse impiantet dhe stadiumet janë gati për të pritur turneun”, u shpreh Drejtuesi i Operacioneve në UEFA.
Poisson u ndal edhe te rëndësia e përvojës që një Kampionat Europian U-21 duhet t’u ofrojë tifozëve dhe spektatorëve, duke theksuar rolin e publikut shqiptar në këtë event.
“Një ndeshje futbolli, veçanërisht në kuadër të një Kampionati Evropian U-21, nuk përbëhet vetëm nga 90 minutat e futbollit. Duhet të kemi parasysh të gjithë përvojën e spektatorit, përtej 90 minutave të futbollit.
Mendoj se publiku ka një rol shumë të madh për të luajtur: të jetë i pranishëm, të mbështesë komunitetin, të mbështesë vendin dhe të tregojë se Shqipëria di ta festojë futbollin dhe di t’i japë vëmendjen e merituar yjeve të së ardhmes.
Është një destinacion i mrekullueshëm për të kaluar verën e vitit 2027, ose të paktën periudhën nga 16 qershori deri më 3 korrik, kur turneu do të zhvillohet këtu. Ejani në Shqipëri, blini një biletë për një ndeshje dhe zbuloni këtë vend të bukur”, – përfundoi Guillaume Poisson.
Kombëtarja U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj M...
Teuta mori fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi mpos...
Milani barazoi 2-2 me Lazion, pas një ndeshje me dy tablo....
Java e katërt e Premier League ka prodhuar rezultate të pa...
Java e dytë e Kategorisë së Parë, prodhoi rezultate surpri...
Dinamo fitoi 4-2 ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit, ...
Java e tretë e Bundesligës dhuroi një spektakël të vërtetë...
Kylian Mbappe është një nga pretendentët kryesorë për të f...
Thomas Strakosha do të humbasë ndeshjet e para të Shqipëri...
Interi ka nisur të punojë për rinovimin e kontratave të Fe...
Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më t...
Barazimi ndaj Tiranës, nuk ka lënë shije të mirë te Skënde...
Kapiteni Amir Rrahmani ka njoftuar pensionimin nga përfaqë...
Skënderbeu dhe Tirana barazuan 1-1 mes tyre, në sfidën e j...
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën Skënderbeu-Tirana, e ...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand D...
Milani do të përballet me Lazion në një sfidë ku Ruben Amo...
Zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilluan një ...
Dinamo ka realizuar një afrim të rëndësishëm në prag të de...
Sfida e javës së katërt në Superiore mes Elbasanit dhe Egn...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...